Skuadra e Partizanit, e rënë në Kategorinë e Parë, pa asnjë financim nga ana e drejtuesve dhe së fundmi e braktisur edhe nga trajneri i saj Shpëtim Duro dhe portieri Orges Shehi, ndodhet në një udhëkryq për sezonin e ardhshm.
Presidenti i Partizanit, Albert Xhani, duket se është i vetmi që nuk është shqetësuar nga largimet e dy prej shtyllave të Partizanit të këtij sezoni.
Drejtuesi i klubit të kuq pohoi sot se “në merkato mund të ndodhë gjithçka dhe largimet shoqërohen me afrime”.
“Dua të theksoj se e respektoj zgjedhjen e trajnerit Duro dhe të portierit Shehi dhe i falenderoj për atë që kanë dhënë për Partizanin. Në fakt, falenderime meritojnë të gjithë lojtarët e tjerë, që luajtën me ngjyrat e skuadrës tonë”, deklaroi Xhani.
“Na larguan padrejtësisht nga Kategoria Superiore dhe për këtë jemi të bindur. Të gjithë ata që ishin pjesë e skuadrës gjatë sezonit të kaluar do të paguhen. Këtu përfshij edhe Duron, Shehin apo edhe të tjerët, që mund të largohen. Jemi në merkaton e verës, mund të ketë shumë largime futbollistësh, të cilët do të zëvendësohen nga lojtarë që do të blihen. E njëjta gjë vlen edhe për çështjen e trajnerit”, ka siguruar Xhani.Disa lojtarë të Partizanit si Karabeci, Maho, Karapici, Bakalli e Pinari kanë vendosur të presin, për të parë se çfarë do të ndodhë në ditët në vazhdim. Sërish i pashqetësuar edhe nga këta zëra, kreu i skuadrës që ka më shumë tifozë në Shqipëri, Albert Xhani, thotë se “lëvizjet e lojtarëve gjatë merkatos janë të natyrshme. Gjithsesi, unë po punoj për të ndërtuar një ekip të denjë për Superioren. Të gjithë do ta shohin Partizanin në ditën e parë të kampionatit, në atë periudhë do të jemi gati për konkurrim”.
Nderkohë, drejtori teknik i Partizanit, Bejkush Birçe, vazhdon ta akuzojë Xhanin si përgjegjësin kryesor për rënien e skuadrës nga kategoria dhe situatën kaotike të krijuar në klub. “E gjithë kjo që po ndodh me Partizanin është përgjegjësia e Xhanit. Pavarësisht investimeve, këto dështime i faturohen pikërisht atij. Kjo skuadër me histori nuk mund të mbahet peng nga një person. Ai e ka shkatërruar dhe përbaltur këtë emër të madh dhe ka ardhur koha që ai të largohet”, pohoi Birçe.
| Tiranë | 19 | °C | |
| Prishtinë | 16 | °C | |
| Ulqin | 18 | °C | |
| Shkup | 16 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.52 | 142.14 |
| USD | 106.95 | 111.35 |
| GPB | 168.71 | 175.65 |
| CHF | 113.60 | 118.27 |