Dy tërmete me fuqi 5,1 dhe 4,7 ballë të
shkallës Rihter u regjistruan gjatë natës së djeshme në afërsi të
ishullit Santorin në Detin Egje, pa shkaktuar dëme, njoftoi Instituti
gjeodinamik i Observatorit të Athinës.
Tërmeti i
parë, i cilësuar si "i fortë" nga Observatori dhe që u ndje në ishull
sipas policisë lokale, u regjistrua natën e djeshme në orën 23:37
(20:37 GMT).
Ai u pasua nga një lëkundje tjetër tërmeti prej 4,7 ballë sot në mëngjes herët në orën 01:14 (22:14 GMT).
Epiqendra e dy tërmeteve u lokalizua 280 kilometra në lindje të Athinës.
Greqia është vendi i Evropës më i ekspozuar ndaj tërmeteve
ShtypiDites