Stabiliteti dhe paqja hapin perspektiva për
Kosovën e rajonin, tha kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim
Thaçi gjatë takimeve me personalitete të ndryshme politike në samitin
e Kroacisë me temë “ Imperativat strategjike të Evropës: Energjia, Investimet dhe Zhvillimi”.
Thaçi
ka zhvilluar takime me zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, James
Steinberg, përfaqësuesin e Presidencës së radhës të BE-së, ministrin e
Jashtëm të Suedisë, Karl Bildt dhe me përfaqësuesen e Parlamentit
Evropian, Doris Pack.
Gjatë
qëndrimit në Dubrovnik Thaçi ka takuar edhe kryeministren e Kroacisë,
Jadranka Kosor, kryeministrin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviç,
kryeministrin e Bosnje-Hercegovinës, Nikola Spiriç, ministrin e Jashtëm
të Sllovakisë, Miroslav Lajçak, ministrin e Jashtëm të Maqedonisë,
Antonio Miloshoski dhe ministrin për Çështje Evropiane të Turqisë,
Egemen Baish.
Në
këto takime, kryeministri Thaçi ka prezantuar përkushtimet e
institucioneve të Republikës së Kosovës për stabilitetin politik dhe
zhvillimin ekonomik në Kosovë dhe në rajonin e Evropës Juglindore.
Në
këto takime kryeministri Thaçi është fokusuar edhe tek fryma
bashkëpunuese dhe e fqinjësisë së mirë, që po promovon qeveria e
Republikës së Kosovës me vendet e rajonit.
''Stabiliteti
dhe paqja hapin perspektiva për investime, për zhvillim dhe për të
gjitha iniciativat tona të përbashkëta'', ka theksuar kryeministri
Thaçi.
| Tiranë | 18 | °C | |
| Prishtinë | 16 | °C | |
| Ulqin | 18 | °C | |
| Shkup | 16 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.52 | 142.14 |
| USD | 106.95 | 111.35 |
| GPB | 168.71 | 175.65 |
| CHF | 113.60 | 118.27 |