Shumë shpesh marrëdhëniet në mes të SHBA dhe Rusisë janë shikuara në
bazë të analizës së ngjarjeve aktuale. Megjithatë, gjendja e tanishme
me një ndërveprim të ndërsjelltë është e përcaktuar nga faktorët e
karakterit të përgjithshëm në lidhje me tendencat në zhvillimin e
sistemit ndërkombëtar pas ndryshimeve në rendin e ri
ndërkombëtar.Dekleratat e ndryshme dhe fjalimet e bërë nga kryetarët e
të gjitha vendeve ,pastaj politikanëve dhe ekspertëve janë konsideruar
shpesh shumë emocionale, ose duke përjashtuar disa çështjeve themelore
të zhvillimit ndërkombëtar të kohës, duke injoruar po ashtu edhe
përvojën historike. të botës demokratike .SHBA dhe Rusia e kuptojnë
njëra-tjetrën në mënyrë të ndryshme të identitetit në botën demokratike
bashkëkohore, si dhe politikat e tyre të ndërtuar mbi bazën e ideve dhe
vlerësimeve. Kjo na bënë të nevojshme që të shohim marrëdhëniet
dypalëshe nga lart - nga niveli i rendit të ri të botës demokratike
.Gatishmëria e njëanshme e SHBA për tu përmirësuar marrëdhëniet me
Rusinë si dhe për të përmirësuar marrëdhëniet e keqësuara ndërkombëtare
dhe të sigurisë në përgjithësi , tregon qartë angazhimin e saj për një
botë më të sigurtë dhe me më shumë besim.
Përpjekjet
e të dyja vendeve të rëndësishme në sferën e politikës ndërkombëtare
,për të arritur një marrëveshje në lidhje me katër pika të rëndësishme
si psh;
Zvogëlimin me këmbëngulje të numrit të armëve bërthamore nga të dyja vendet,
Çështja e Zgjerimit të NATO-s ,
Çështja e programeve raketore dhe mbrojtja kombëtare,
Çështja e përimrësimeve të proceseve demokratike dhe të proceseve tjera të Rusisë në rrafshin e partneritet perëndimor.
Marrëdhnëiet
e SHBA dhe Rusisë jane bërë të tensionuara gjatë disa viteve të
fundit,duke mos harruar fundin e Luftës së Ftohët ,dhe fillimit të
problemeve tjera të marrëdhënieve dhe së drejtës ndërkombetare ndërmjet
këtyre dy superfuqive botërore.Tensionet gjatë kohës së Luftës së
Ftohtë kishin karakterin e saj ideologjik të ndarjes së sferave dhe
botërave si dhe të sistemeve.Kjo ishte koha kur në mënyrë të atillë që
ndarja e botërave ideologjike kishte shpallur Rusin armike të
bashkësisë ndërkombëtare karshi procesve demokratike dhe proceseve
tjera zhvillimore.
Duhet
nënvizuar në mënyrë të shkurtër periudhën e Luftës së Ftohtë e cila
mbajti pengë proceset e demokratizimit dhe të zhvillimeve paqësore si
dhe të një bote më të sigurtë duke mos hequr dorë nga vetëshkatërrimi i
saj e cila ishte bërë mjaftë shqetësuese në këtë periudhë kritike për
dy botërat ideologjike.Emri i Luftës së Ftohtë lidhet ngushtë dhe ka të
bëjë ekskluzivisht me luftën ideologjike në mërrëdhëniet në mes SHBA
dhe Rusisë pas Luftës së Dytë Botërore .Çështja e Luftës së Ftohtë
ishte dominimi i krizave të ndodhur me dekada në aspektin e çështjeve
ndërkombëtare siç ishin kriza Raketave Kubane ,pastaj Vietnami,
Hungaria dhe Muri i Berlinit etj.Ndërsa është për t‘u theksuar se Rusia
e vitit 1917 është ajo e vitit 1945 e këndej duke përfshirë të gjitha
vendet e që tani janë të ndara së paku në këtë mënyrë nga ky bashkim i
rënë dhe rrëzuar historikisht .Vetë logjika e proceseve të asaj kohe e
ka diktuar se SHBA dhe Rusia luftuan si aleatët gjatë Luftës së Dytë
Botërore,gjoja se marrëdhëniet e tyre pas luftës do të rezultonin të
ishin më miqësore , por kjo nuk ndohi kurrë dhe kurrë nuk u paraqit
ndonjë vullnet për tu afruar konceptet e larguar në mes tyre
historikisht.Ishin disa nga shkaqet që filloj Lufta e Ftohtë;Frika e
SHBA-së nga sulmet komuniste , Mospelqimi apo antipatia e Trumanit ndaj
Stalinist , Shqetësimi Rusisë nga Bomba atomike Amerikane,Shqetësimi i
Rusisë nga kapitalizmi ,Veprimet e Rusisë sovjetike në zonën e
Gjermanisë ,Refuzimin e Amerikës për të ndarë sekretet bërthamore
,Zgjerimi i Rusisë në Evropën Lindore -perëndimore, thyerje e
premtimeve ,Frika e Rusisë nga sulmi Amerikan , Nevoja e Rusisë për të
siguruar kufijt perëndimor ,Qëllimi e Rusisë ishte përhapja e
komunizmit në botë.
Thjeshtë
në atë kohë iahte i theksuar shumë e më shumë një thellim i mosbesimit
ndërmjet këtyre dy botërave konceptesh dhe modelesh.Ndërsa ky mosbesim
ekstrem ndërmjet këtyre dy vendeve ende edhe pas përfndimit të Luftës
së Ftohtë më 1991 ekziston dhe po shkonë ka rikthimi i këtij koncepti
në tryezën e botës si një rikthim i historisë së një bote të errët e të
ftohtë ideologjike , bindjesh e forcash provuese.
Në terminologji diplomatike Lufta e Ftohtë përdoret për
të përshkruar marrëdhëniet në mes të SHBA dhe Bashkimit Sovjetik pas
Luftës së Dytë Botërore.Këto dy vende me ndikim në marrëdhëniet
ndërkomnëtare dhe në mbarë globin ,asnjëherë nuk luftuan me
njëra-tjetrën -ngase pasojat do të ishin tepër të tëmerrshme - por ata
luftuan ideologjikisht per bindjet e tyre në emër të demokracisë dhe
komunizmit, nga ana tjetër ,kështu që këto vende me ndikim nuk e
përfshinë veten e tyre fizikisht duke shmangur kështu një përplasje të
drejtpërdrejtë e cila do kishte pasoja katastrofale po të ishte
shndërruar në një luftë të nxehtë.
Megjithëatë marrëdhëniet e
tanishme sidomos në aty ka fundi i shekullit XX dhe fillimi i shekullit
XXI e këndej ndërmjet SHBA dhe Rusisë ishin përkeqësuar për shkak të
zgjerimit të NATO-s ,si pjesë e garacisë ndërkombëtare e cila ka një
rol të rëndësishëm në rrafshin e sigurisë ndërkombëtare, pastaj shembuj
të tjera siç ishte çështja e Kosovës dhe statusi i saj i ri i një
shteti të mbykqyrur ndërkombëtar,në marrëdhëniet dhe të drejtën
ndërkombëtare ,planet strategjike të SHBA për vendosjen e raketave
mbrojtëse në Evropën Lindore, një vendim që u interpretua nga ana e
Rusisë si strategjike dhe gjoja se provokim të terrenit të saj
diplomatik e strategjik ,por në fakt verpimi i SHBA ishte dhe është një
strategji e duhur ,si për të mbrojtur Europën por edhe kontinetet
tjera.Po të analizojm qartë del se Rusia me sjelljen e saj tepër
arrogante ndaj proceseve demokratike dhe atyre të një bote më të
sigurtë, e humbi reputacionin e saj duke iu kthyer kështu brutalitetit
ndaj marrëdhënieve dhe së drejtës ndërkombëtare ,dhe po ashtu duke
aplikuar metoda centriste të së kaluarës staliniste arrit të ofroj
Luftën e Ftohët te pragu i Kremlinit dhe Shtëpisë së Bardhë.Emocioni i
ri i shtetit Rus por me prapavijë të së kaluarës komuniste apo
staliniste shkaktoi prishjen e ekuivalencës së marrëdhënieve
ndërkombëtare ,dhe afrimit kah Lufta e Ftohtë .Po ashtu mund të vërejm
se si SHBA dhe Rusia kanë ndërmarrë veprime që do mund të perceptohen
si ndërhyrje në punët e njëra tjetrës duke mos parë asesi se deri në që
masë janë oborret e tyre gjeostrategjike dhe gjeopolitike në rrafshin
global.
Sidoqoftë
duhet thënë se SHBA dhe Rusia kanë shumë gjëra të përbashkëta për të
sfiduar dhe ecur drejtë qëllimit të përcaktuar ,p.sh. kur është fjala
për axhendën e dy vendeve atëherë mund të vëmë re këto sfida të
përbashkëta karshi proceseve globale ; Lufta kundër terrorizmit islamik
,pastaj paqja dhe stabiliteti në mbarë globin, globalizmi,ndryshimet e
nevojshme gjeopolitike dhe gjeostrategjike karshi proceseve te reja në
aspektin e së drejtës ndërkombëtare dhe marrëdhënieve ndërkombëtare ,
çështja e rrezikut të armëve bërthamore etj. Iniciativa e Presidentit
të SHBA Barack Obama për të stimuluar më shumë bashkëpunimin në mes
tyre është e një rëndësie të madhe për politikat e tyre të Sigurisë
Ndërkombëtare ashtu që këto dy vende me ndikim në glob të kapërcejnë
modelet e vjetëruar dhe t‘i rrëken politikës vepruese drejtë
efektiviteteve te përbashkëta ndaj shumë çështjeve dhe problemeve që e
kanë ngulfatur botën demokratike dhe atë në proces.Kjo kohë dhe qasje e
ndryshimit fondamental të marrëdhënieve në mes të SHBA dhe Rusisë do të
ishte një parim që do i shërbente politikës globale dhe të sigurisë së
përbashkët ndërkombëtare të botës demokratike.Me fjalë të tjera të dyja
vendet me ndikim global duhet të përpiqen që të bëhen partnerë serioz
në politikat e përbashkëta ndërkombëtare dhe të sigurisë, si dhe të
jenë më të integruar dhe më të afërt në qëllimet e përbasshkëta kundër
terrorizmit,veprimi i të dyja vendeve do ta rriste potencialin dhe
veprimin e tyre karshi rreziqeve dhe problemeve tjera ndërkombëtare
,por gjithashtu do të ishte edhe një politikë e përbashkët e mençur dhe
para së gjithash do kuptonin të dy këto vende me influencë se kanë
ardhur nga një familje e përbashkët perëndimore dhe se duhet ta ndajnë
interesin e përbasëhkët ndaj çështjeve dhe problemeve të globit.
Dhe
krejt në fund mund të konkludojmë se koha për të ndreq pamjen në
raportet ndërkombëtare si dhe në kuandër të marrëdhënieve qenësore
ndërmjet dy vendeve me një ndikim të madhë global është e domsodoshme
dhe i shërben interesit të përbashkët të sigurisë dhe politikës
ndërkombëtare.Pastaj ndormalisht se dy vendet do ta zinin vendin e tyre
të caktuar historikisht si dy popuj të mdhenjë siç do ta përshkruante
edhe shkrimtari politik Alexis De Tocqueville mbi këto dy popuj me
influencë të mëdhë në glob”sot mbi dhe, ka dy popuj të mëdhenjë, të
cilët, duke u nisur nga pika të ndryshme , duket se përparojnë drejtë
të njëjtit qëllim;këta janë;rusët dhe amerikanët .-Të dy këta u rritën
në errësirë dhe , ndërsa veprimet e njerëzve ishin drejtuar gjetiu ,
këta papritmas u vunë në radhën e parë të kombeve , dhe bota
mësoi,thuajse njëkohësisht, për lindejn dhe madhështinë e tyre .Gjithë
popujt e tjerë duket se pothuaj i kanë arritur caqet e rritjes që ua ka
caktuar natyra dhe s’u mbetet gjë tjetër ,veçse të ruajnë vlerat që
kanë ,kurse këta janë në rritje ;nga të gjitha kombet e botës së
vjetër,Rusia është ai vend popullësia e të cilit rritet më shpejtë,duke
ruajtur përpjestimet…për ta arritur qëllimin e tij,amerikani mbështetet
tek interesi vetjak dhe i lë të veprojnë lirshëm ,pa ndonjë mbykqyrje ,
forcën dhe arsyen e individëve.-Në një farë mënyre ,rusi përqëndron tek
një njeri i vetëm gjithë fuqinë e shoqërisë -njëri ka si mjet krysesor
veprimi lirinë ,kurse tjetëri robërinë.Pikënisja dhe rrugët e tyre janë
të ndryshme , megjithatë ,duket sikur një qëllim i fshehtë i Perëndisë
ka thirrur secilin prej tyre , që një ditë , të mbajë në duart e veta
fatet e gjysmës së botës…”Këto parasëgjithash na bejën të mendojmë aq
shumë në mënyrë sugjestionuese dhe të habitshme ,se vërtetë sot
reliteti i shekullit XXI ka mbi krahë këto procese që ka cekur
Tocqueville mbi të ardhmen e Amerikës dhe Rusisë në rafshin global të
politikës dhe sigurisë së përbashkët ndërkombëtare.Prandaj përpjekja
për të ndrequr pamjen e tyre dhe marrëdhënitet e nevojshme të dy
popujve me influenc gjeopolitike dhe gjeostrategjike do jetë një pikë
kthese në hsitorinë e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe politikës në
përgjithësi.
Gjon KEKA