SPORT-FUTBOLL/ FSHF NUK NDRSYHON STRUKTURĖN E KATEGORISĖ SUPERIORE
Vendos në Facebook
“Struktura e
Kampionatit Shqiptar të Futbollit për sezonin 2009-2010 mbetet e
pandryshuar”. Ky ka qenë vendimi i Komiteti Ekzekutiv të Federatës
Shqiptare të Futbollit në mbledhjen e sotme.
Komiteti
Ekzekutiv do të kërkojë që përcaktimi i strukturës së kampionateve
kombëtare të bëhet nga vetë Asambleja e Përgjithshme e FSHF-së. Për
rrjedhim, Komiteti Ekzekutiv vendosi të mos bëjë ndryshime të
strukturës së Kampionatit në vitin e fundit të mandatit të tij.
Në
mbledhjen e sotme u miratuan ndryshime në Rregulloren e Aktiviteteve
Futbollistike Kombëtare. KE aprovoi kërkesën e disa klubeve për
zhvillimin e finales së kupës së Shqipërisë të sezonit 2009-2010 vetëm
një javë përpara përfundimit të kampionatit. Gjithashtu u ndryshua edhe
rregulli, i cili lejon që lojtarët të aktivizohen në më shumë se një
ekip në Kupën e Shqipërisë gjatë një sezoni. Ky ndryshim u bë pasi
vitin e kaluar skuadra e Dinamos dhe Partizanit u penalizuan për shkak
se disa prej lojtarëve të tyre kishin luajtur për më shumë se një ekip
në Kupën e Shqipërisë.
Ndërkohë në mbledhjen e sotme u përcaktuan edhe datat e fillimit të kampionateve të futbollit në të gjitha kategoritë. Kategoria
Superiore do të startojë në datën 23 gusht, Kategoria e Parë në datën
29 gusht dhe Kategoria e Dytë fillon në datë 20 shtator.
Burimi / Autori i lajmit : ShtypiDites







