SPORT-FUTBOLL/MEDIAT FRANCEZE: LORIK CANA KONTRATË 4 VJEÇARE ME SUNDERLAND
Vendos në Facebook

SPORT-FUTBOLL/MEDIAT FRANCEZE: LORIK CANA KONTRATË 4 VJEÇARE ME SUNDERLAND

Mesfushori i Kombëtares shqiptare të futbollit, Lorik Cana, duket se ka lënë skuadrën franceze të Olimpikut të Marsejës për të shkuar tek anglezët e Sunderland. Lajmin e ka bërë të ditur sot gazeta franceze “L’equipe”, e cila thekson se Cana është duke zhvilluar analizat mjeksore tek klubi i Sunderlandit dhe do të vihet menjëherë në urdhrat e trajnerit Steve Bruce, në Amsterdam, ku skuadra angleze po zhvillon fazën përgatitore.
Lorik Cana pritet të firmosë një kontratë 4 vjeçare, ndërkohë që klubi i Marsejës do të përfitojë 6 milionë euro nga shitja e tij.
Zyrtarizimi i Canës tek Sunderland pritet të bëhet brenda ditës së nesërme, sapo të përfundojnë analizat mjekësore. Gjatë kësaj merkatoje verore për Canën kanë qenë të interesuar disa skuadra nga kampionatet gjermane dhe angleze.


Burimi / Autori i lajmit : ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek

Shënim Stafi i faqes ka të drejtë të fshij çdo koment që nuk përket me temën në fjalë. Ju lutemi që t'i përmbaheni këtyre kërkesave:
  • Komentoni në gjuhën letrare shqipe
  • Mos ofendoni individë apo grupe individësh
  • Komento
    Emri:
    E-mail:
    Komenti: