BERISHA: KOALICIONI ME LSI-nė, I DIKTUAR NGA VERDIKTI I SOVRANIT

BERISHA: KOALICIONI ME LSI-nė, I DIKTUAR NGA VERDIKTI I SOVRANIT

 

Kryeministri Sali Berisha, njëkohësisht kryetar i Partisë Demokratike, e ka cilësuar koalicionin me LSI-në për të bashkëqeverisur në 4 vitet e ardhshme si "një koalicion që vjen nga një diktim që bën verdikti i sovranit".

Partia Demokratike që së bashku me aleatët e saj fituan në zgjedhjet e 28 qershorit 70 mandate vendosi pas zhvillimit të këtyre zgjedhjeve që të bashkëqeverisë me LSI-në, e cila arriti të fitojë 4 mandate.   
Në një intervistë për radion “Europa e Lirë”, Kryeministri e konsideroi vendimin për bashkëqeverisjen me LSI-në si zgjedhjen e duhur, pasi vendi mbetet me një opozitë të fuqishme, me PS-në që ka fituar 65 mandate, dhe me një qeveri funksionuese, me një mazhorancë bindëse dhe kjo, siç u shpreh ai “është interesi më i mirë”. 
Berisha garantoi se do të bënte koalicion me PS nëse nuk do të ekzistonte LSI, pasi vendi nuk mund të shkonte sërish në zgjedhje. “Nuk ekziston koncepti të ripërsërisim zgjedhjet, sepse nuk mora të gjitha mandatet që më duhen për të qeverisur, në një kohë kur qytetarët votuan në këtë mënyrë”, tha Berisha. 
Kryeministri u shpreh se priste me shumë interes krijimin e qeverisë së re, pasi siç nënvizoi ai “është një qeveri që ka për mision kryesor përgatitjen e vendit për integrim në Bashkimin Evropian, punësimin, trajtimin e një sërë problemesh sociale që mundojnë vendin”.
I pyetur nëse me LSI-në ka bërë një marrëveshje paraprake për të ndryshuar Kodin Zgjedhor, për sa i takon komisioneve të administrimit të zgjedhjeve, Berisha u shpreh se “është plotësisht e vërtetë që jam në favor të ndryshimit të Kodit Zgjedhor dhe dhënies së një komisioneri forcës së tretë politike të vendit. Por jo tani që unë jam në koalicion, këtë qëllim e kam pasur edhe kur ata kanë qenë kundërshtarët e mi dhe këtë qëllim e kam bërë publik”. 
Këtë qëndrim që kam mbajtur para zgjedhjeve, e kam konstant edhe pas zgjedhjeve, dhe ne do të luftojmë për 84 vota për të ndryshuar kodin në interesin më të mirë të stabilitetit të vendit”, pohoi Kryemistri.
Përsa i takon negociatave me LSI-në për krijimin e qeverisë, Berisha tha se “ato do të fillojnë dhjetëditëshin e fundit të gushtit. “Por mos harroni se kam fituar me një koalicion të gjerë dhe do t’i qëndroj loajal koalicionit, do të diskutoj me partnerët e mi për të ndarë edhe me ta pushtetin”, tha Kreu i Qeverisë

 


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek