BUTRINTI, 15 VJET GĖRMIME DHE RESTAURIME MES SPECIALISTĖVE SHQIPTARĖ DHE TĖ HUAJ

BUTRINTI, 15 VJET GĖRMIME DHE RESTAURIME MES SPECIALISTĖVE SHQIPTARĖ DHE TĖ HUAJ

Parku Kombëtar i Butrintit me një histori shumëshekullore, rreth 17 kilometra larg Sarandës,vazhdon të mbetet tëheqës për arkeologët dhe restauratorët vendas dhe të huaj.

Shqiptarët dhe grekët, italianët dhe anglezët janë partnerë pothuajse të përvitshëm në kërkime e gërmime arkelogjike, por edhe me punime restauruese në Butrint. 
Ekspeditat e këtij viti shënojnë vitin e 15-të të konkretizimit të bashkëpunimit mes specialistëve shqiptarë dhe të huaj në ekspedita kërkimore, studimore e restaurim. 
Gërmimet arkeologjike gjatë këtij viti janë përqëndruar në bazilikën e Akropolit, të eksploruar më parë nga italianët, shqiptarët dhe grekët. Restaurimi  dyshemese së mozaikut dhe dyshemese me suva, ka qenë objekt i punës së specialistit Agron Islami nga Instituti i Monumenteve, në mbështetje të të cilit ishin edhe specialistë të Parkut Kombëtar të Butrintit. 
Të tjera gërmime, të drejtuara nga shqiptarët janë realizuar në muret mbrojtëse perëndimore mesjetare. Ndërkohë një program trajnimi, i drejtuar nga profesori i asosocuar Dhimitër Çondi dhe arkeologu anglez Prof. Richard Hodges, kishte si objekt gërmimet në fushën e Vrinës. 
Gjatë germimeve, shprehet Çondi, u mundësua zbulimi i një vile romake dhe një mazoleumi në fushën e Vrinës. Në këtë ekspeditë u përfshinë dhe specialistë dhe studentë shqiptare nga universiteti i Tiranës, Prishtinës, Tetovës, Gjirokastrës e Elbasanit, të cilët kanë pasur në krah dhe studentë nga vende të ndryshme europiane, sidomos perëndimore.
Prof. Hodges ttregon se paralelisht me gërmimet dhe gjetjet, ka vijuar studimi i materialit të zbuluar në fushën e Vrinës, si në vilën romake edhe në maozeloum. 
"Me gjithë numrin në rritje të vizitorëve në Parkun Kombëtar të Butrinit, puna restaururese në këtë qytet që mbrohet nga UNESCO mbetet e një rëndësie të veçantë", të shpjegon prof. Hodges.
Qeramika dhe kockat e kafshëve të zbuluara gjatë gërmimeve të këtij viti dhe më parë, janë objekt i punës së një skuadre të përbashkët të specialistëve shqiptarë dhe të huaj. Pritet që konkluzionet që do të nxirren nga gërmimet shumëvjeçare, të publikohen në një libër studimor, që do të plotësojnë më tej përfytyrimin për pasurinë dhe rëndësinë e Butrintit, si pjesë e trashëgimisë botërore arkeologjike.
Ajo që nënvizon Prof. Hodges lidhet me nevojën që kanë monumentet dhe territori i Butrintit për nje monitorim dhe punë restaururese të përhershme. Për momentin një program intensiv i konsolidimit të mureve dhe ndërtesave është në proces. Puna është përqëndruar kryesisht në muret rrethuese, në bazilikën e madhe dhe zonat përreth.      
Menaxhimi i bimësisë përbën një pjesë të rëndësishme të këtij programi dhe pemët janë duke u pastruar nga degët e tepërta dhe rrënjët e dala jashtë që rrezikojnë rritjen e pemëve të reja. Jo më pak i evidentuar është fakti se disa pemë të parkut janë të prekura nga ajo që njihet si sëmundja e Dutch Elm. Specialistët thonë se pemët e infektuara kanë nëvoje për monitorim dhe shërbim.
Gërmimet arkeologjike në Butrint mes specialistëve shqiptarë dhe të huaj nisën në vitin 1994, si një bashkëpunim midis Institutit të Arkeologjisë, Parkut Kombëtar Butrinti dhe Fondacionit "Butrinti". Gjatë këtyre 15 viteve listohet një numër i madh gërmimesh, programesh restaurimi dhe trajnime studentësh dhe specialistësh, mjaft prej të cilave janë realizuar si një bashkëpunim mes ekspeditave shqiptare e atyre të huaja.
Qyteti antik i Butrintit është ngritur në këndin juglindor të gadishullit të Ksamilit, rreth 17 kilometra larg qytetit të Sarandës. Ajo laget nga liqeni i Butrintit dhe nga kanali i Vivarit. Qyteti përshkohej në antikitet nga gjashtë hyrje, dy prej të cilave, porta e Liqenit (Skea) nga lindja dhe Porta e Luanit nga veriu, ruhen në gjendje shumë të mirë.      
Periudha romake u karakterizua nga zgjerimi i sipërfaqes së qytetit dhe nga një 'bum' ndërtimesh, ku mbizotërojnë ndërtimet e karakterit shoqëror si gjimnazi, kapitoli, banjat, ujësjellësi 5 km i gjatë, çezmat dhe zgjerimi i sipërfaqes. Në këtë kohë qyteti u zgjerua duke u shtrirë në fushën e Vrinës dhe në Diaporit, si dhe mori statusin e kolonisë në periudhën e Oktavian Augustit. 
Gjatë sundimit romak u ndërtuan shumë objekte të rëndësishme. Një nga këto është Ujësjellësi i Butrintit, që teknikisht është një ndërtim i arritur. Në vitin 1992, gërmimet e ndërmarra në qendrën e qytetit antik të Butrintit, nxorrën në dritë forumin romak të qytetit, me tri dhoma, e cila ndodhet në pjesën jugore të akropolit në perëndim të ndërtesës


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek