Zëvendësministri i financave Sherefedin Shehu deklaroi të hënën se për vitin 2009 nuk do të lejohen më të kryhen prokurime publike, pasi synohet realizimi i shpenzimeve të parashikuara në projekt.
Në një prononcim për mediat, Shehu tha se tenderat për projekte të veçanta do të kryhen vetëm me vendim të Këshillit të Ministrave.
Sipas tij, në varësi të rëndësisë dhe garancisë që institucionet do të japin për të shpenzuar, qeveria do të lejojë tenderimin
"Me këtë masë nuk parashikohet ndonjë kursim në buxhet por thjedht synohet të kryhet shpenzimi i shpërndarë në kohë gjatë gjithë vitit, përsa i përket investimeve", deklaroi ai
ShtypiDites