LEZHĖ:KANOSĖN ME ARMĖ ZJARRI,ARRESTOHEN TRE PERSONA

LEZHĖ:KANOSĖN ME ARMĖ ZJARRI,ARRESTOHEN TRE PERSONA

Forcat e policisë së Laçit kanë arrestuar në flagrancë tre shtetas, të cilët akuzohen për veprat penale të "Kanosjes për vrasje", "Kundërshtim i forcave të policisë" dhe "Mbajtje pa leje të armëve luftarake". 
Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Lezhë thanë për ATSH-në, se në pranga janë vënë shtetasit Erjon Rama, 31 vjeç, lindur dhe banues në Laç, Egert Hyska, vjeç 27, lindur në Laç dhe banues në Tiranë dhe Andi Bilali, 24 vjeç lindur dhe banues në Durrës. Arrestimi i tyre është bërë pasi këto shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kanosur me arme zjarri shtetasin S. H, 42 vjeç, lindur dhe banues në Fushë-Milot.
Sipas policisë, këta tre shtetas kanë kundërshtuar me forcë shërbimet e policisë, pikërisht në kohën që është kërkuar që të shoqërohen në Komisariatin e Policisë Kurbin, duke u larguar me automjetin e tyre me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Materialet në ngarkim të shtetasve Erjon Rama, Egert Hyska dhe Andi Bilali i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin..


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek