QAFĖ MORINĖ: SEZONI TURISTIK SHTON NUMRIN E UDHĖTARĖVE

QAFĖ MORINĖ: SEZONI TURISTIK SHTON NUMRIN E UDHĖTARĖVE

Numri i udhëtarëve që qarkullojnë në doganën e Qafë Morinës në rrethin verilindor të Tropojës në këto ditë të para gushti është dyfishuar, krahasuar me fluksin e lëvizjes në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.  
Burime zyrtare të policisë lokale thanë për ATSH-në se “gjatë këtyre ditëve përmes kësaj doganore hyjnë mesatarisht në Shqipëri 600- 650 persona në ditë me rreth 180- 200 mjete, që u drejtohen plazheve shqiptare".             
Po ashtu është rritur dhe numri i personave që dalin nga Shqipëria në Kosovë. Mesatarisht në ditë hyjnë në Kosovë 250- 300 persona. Janë jo vetëm kosovarë, por edhe banorë të fashatrave përreth kufirit, të cilët shkojnë çdo ditë për të punuar në zonën e Gjakovës, apo të Pejës. 
Ndërkohë, parashikohet që numri i udhëtarëve në këtë periudhë të jetë më i lartë për shkak se sezoni i turistik është në kulmin e tij.   
Për të përballuar këtë numër në rritje të udhëtarëve, forcat e policisë kanë shtuar postblloqet në aksin rrugor Qafë Morinë - Bajram Curri- Fierzë, pa ndërprerje gjatë 24 orëve, gjë që ka bërë që deri tani të mos shënohet asnjë aksident, apo ngjarje tjetër e jashtëzakonshme.    
Qafë Morina është e vetmja pikë e kalimit kufitar që lidh rrethin e Tropojës me Kosovën, në një gjatësi kufiri prej 54 kilometrash. Afërsia e Bajram Currit me qytetin e Gjakovën, vetëm 37 kilometra larg njëri-tjetrit, ka bërë që  banorët e këtij qyteti (Bajram Currit) gjithnjë e më tepër t'i drejtohen tregut të Gjakovës për t'u furnizuar me mallra të konsumit të përditshëm, apo për vizita shëndetësore. 


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek