Protagonistët e fitores 6-1 të Kombëtares shqiptare ndaj Qipros në miqësoren e luajtur në stadiumin ‘Qemal Stafa” janë shprehur mjaft të kënaqur pas ndeshjes.
Surpriza e formacionit shqiptar, portieri Novarës në Itali, Saimir Ujkani, pas ndeshjes së tij të parë si titullar tha se, “ jam shumë i kënaqur, loja shkoi shumë mirë. Personalisht bëra vetëm një gabim. Fituam dhe kjo ka rëndësi, tani ndaj Danimarkës duhet të marrim një rezultat pozitiv”.
Ndërkohë mesfushori Klodian Duro, u shpreh se, ‘ishte fitore në një miqësore dhe është bukur kur shoqërohet me rezultat të thellë. Mendoj se të gjithë, së bashku me entuziazmin e tifozerisë, mund të arrijmë diçka. Duhet të jemi me këmbë në tokë pasi kjo qe vetëm një miqësore. Jemi një grup i bashkuar që mendoj se për një vit do të përgatitemi për eleminatoret e Evropianit”.
Sulmuesi Hamdi Salihi, i cili fitoi dy 11-metërsha dhe qe protagonist në golin e tretë tha pas ndeshjes se, “ jam i kënaqur me këtë ndeshje, megjithëse u mundova të shënoj por nuk ia dola. Ndeshjet me kombëtare të sjellin emocione të veçanta. Një gol ia dedikuam Dallkut pasi atij i lindi një djalë para pak ditësh”.
Mesfushori i Sunderlandit në Premier Ligën angleze, Lorik Cana foli rreth të ardhmes së ekipit kombëtar, “duke parë dëshirën e lojtarëve të rinj që po vijnë dhe planin e trajnerit që është mjaft i qartë, kam besim se mund të arrijmë diçka. Do të punojmë për një periudhë një vjeçare për tu përgatitur për eleminatoret e Evropianit. Kemi pasur rritje në lojë. Trajneri ka sjellë disa ide të reja, një cikël të ri dhe lojtar të rinj. Është e rëndësishmë që çdo lojtar të aktivizohet me klubin e tij.
Përsa i përket paraqitjes me klubin e tij Sunderlandin, Cana u shpreh se, “do jetë një eksperiencë e re në kampionatin anglez. Fillojmë me tre takime brenda javës dhe shumë lojtarë kanë luajtur me kombëtaret e tyre, por do të japim maksimumin”.
| Tiranë | 16 | °C | |
| Prishtinë | 14 | °C | |
| Ulqin | 17 | °C | |
| Shkup | 14 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.52 | 142.14 |
| USD | 106.95 | 111.35 |
| GPB | 168.71 | 175.65 |
| CHF | 113.60 | 118.27 |