SPORT: FUTBOLL - HOLANDEZI SNEIJDER DO TĖ QĖNDROJĖ TEK REAL MADRID
Vendos në Facebook
Mesfushori holandez, Wesley Sneijder, për të cilin u fol për një largim për tek Inter Milan nga mediat italiane, ka vendosur që të qëndrojë tek Real Madrid, bëri të ditur agjenti i tij për gazetën sportive spanjolle As, sipas agjencisë AFP.
"Sneijder është një lojtar i Real Madrid dhe do të qëndrojë", është shprehur Soren Lerby për gazetën As, që saktësonte se agjenti ka shkuar në Madrid për të takuar drejtuesit e Realit.
Të enjten, "Gazzetta dello Sport" konfirmonte se holandezi 25-vjeçar kishte dhënë akordin për të kaluar tek Inter.
I përgatitur tek Ajax Amsterdam, Sneijder kaloi dy sezonet e fundit tek Real (52 ndeshje kampionati dhe 11 gola, 9 ndeshje të Ligës së Kampioneve).
Burimi / Autori i lajmit : ShtypiDites







