DURRES: 90 NOTARĖ NĖ GARĖ PĖR KUPĖN E SHQIPĖRISĖ
Vendos në Facebook
Në pishinën “Taq Dafa” në qytetin e Durrësit kanë nisur sot paradite garat e Kupës së Shqipërisë në not, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga 6 klube shumësportëshe dhe 4 shoqatave sportive.
Presidenti i Federatës Shqiptare të Notit, Feim Alliu tha për ATSH-në se kjo është veprimtaria e tretë kombëtare nga fillimi i këtij sezoni sportiv, ku konkurrojnë 90 notarë dhe notare të rinj dhe të rritur.
Sipas Alliut, klubet eVllaznisë, Teutës, Partizanit, Tiranës, Flamurtarit dhe Butrintit dhe shoqatat sportive "Lori 2006", "Tirana Delfina sport", etj. përpiqen të ruajnë traditën në këtë sport të bukur.
Gjatë ditës së parë të kampionatit, vendet e parë në gara i fituan notarët Debora Keçi, Gëzim Hyka, Tea Komkomani, Egion Baho dhe Ledia Kacani të ekipit "Teuta", Ram Dani i "Partizani"-t dhe Jon Papaj.
Garat për Kupën e Shqiperisë në not do të vazhdojnë edhe nesër.
Burimi / Autori i lajmit : ShtypiDites







