Kroacia u shpall fituese e Turneut
Internacional "Vllaznia Cup men" të sportit të Xhudos, që u zhvillua
për dy ditë me radhë në pallatin e sportit "Qazim Dervishi" në Shkodër,
ku morën pjesë ekipet e Shqipërisë, Kroacisë, Kosovës, Malit të Zi,
Maqedonisë.
Rivaliteti final u zhvillua mes xhudistëve të Vllaznisë dhe përfaqësueses së Kroacisë.
Sekretari
i Federatës Shqiptare të sportit të Xhudos, Labo Çapo tha për ATSH-në
se ndeshjet u zhvilluan me një luftë shumë të fortë sportive.
Sipas
tij, ndeshjet më të bukura ishin ato mes Martiniç (Kroaci) dhe Jakini
i Vllaznisë, Semiz i Kroacisë-Qafiku i Vllaznisë, Ujka i
Vllaznisë-Cavar i Kroacisë, ku fitues ishin kroatët.
Në
përfundim të aktivitetit në vend të parë u rendit ekipi i Kroacisë, që
u shpall dhe fitues i Turneut Internacional "Vllaznia Cup men".
Sipas
peshave përkatëse, vendet e para si individë i merituan Altin
Përgjergji i Beslidhjes në peshën deri në 60 kg, në vend të dytë kroati
Rudolf Glashoviç për peshën 66 kg. Në peshën 73 kg fitues u shpall
Mateo Semiz i Kroacisë, ndërsa në vend të dytë Leonard Qafiku i
Vllaznisë. Për peshën 81 kg në vend të parë Ylli Ujka i Vllaznisë dhe
Josip Cavar i Kroacisë në vend të dytë. Në peshën 90 kg fitues u shpall
Pero Kristiç i Kroacisë dhe në vend të dytë Alfons Babani i Vllaznisë.
Në dy peshat e fundit, 100 kg dhe plus 100 kg në vendet e para
u renditën xhudistët shqiptarë: Ndoc Ndoci i Vllaznisë dhe Janus Herceg
i ekipit të Flamurtarit të Vlorës.
ShtypiDites