PRISHTINĖ - MĖ SHUMĖ SE 10 MIJĖ SERBĖ PAJISEN ME LETĖRNJOFTIMET E REPUBLIKĖS SĖ KOSOVĖS

PRISHTINĖ - MĖ SHUMĖ SE 10 MIJĖ SERBĖ PAJISEN ME LETĖRNJOFTIMET E REPUBLIKĖS SĖ KOSOVĖS

Më shumë se 10 mijë anëtarë të komunitetit serb në Kosovë janë pajisur deri tani me letërnjoftimet e Republikës së Kosovës, bëri të ditur sot Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).

"Ka një regjistrim shumë të madh të të gjitha komuniteteve dhe pajisje të tyre me letërnjoftime. Vihet re veçanërisht një rritje e numrit të regjistrimeve nga komuniteti serb dhe si rezultat deri tani janë pajisur më shumë se 10,500 shtetas me letërnjoftime të Republikës së Kosovës", theksohet në komunikatën e MPB-së.
Letërnjoftimet e Republikës së Kosovës kanë filluar të shpërndahen afro një vit më parë, nga 10 tetori 2008.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek