-Kryeministri Berisha priti sot në një takim Presidentin e Partisë Aleanca e Re per Kosovën, zotin Bexhet Pacolli-
Pavarësia e ka ndryshuar ne mënyre pozitive gjendjen e Kosovës, tha sot kryeministri Sali Berisha në takimin me Presidentin e Partisë Aleanca e Re per Kosovën, Bexhet Pacolli.
Kryeministri Berisha e falenderoi zotin Pacolli për punën e tij në mbështetje të njohjeve të reja të Kosovës, duke theksuar se pavarësia e ka ndryshuar ne mënyre pozitive gjendjen e Kosovës.
Sipas burimeve zyrtare të kryeministrisë, z. Pacolli e uroi Kryeministrin për rimandatimin e tij në krye të qeverisë shqiptare dhe i shprehu falenderimet në emër të partisë Aleanca e Re për Kosovën për kontributin që ka dhënë qeveria dhe kryeministri i Shqipërisë në mbështetje të Kosoves, duke vënë theksin vecanërisht në procesin e njohjes së pavarësisë.
Më tej, bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime dhe u shprehen në favor të intensifikimit të marrëdhënieve midis dy vendeve tona.
| Tiranë | 16 | °C | |
| Prishtinë | 14 | °C | |
| Ulqin | 17 | °C | |
| Shkup | 14 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.52 | 142.14 |
| USD | 106.95 | 111.35 |
| GPB | 168.71 | 175.65 |
| CHF | 113.60 | 118.27 |