MAQEDONI - AMBASADORĖT E SHBA-sė, BE-sė, SUEDISĖ PĖRSHĖNDESIN MARRĖVESHJEN PĖR KUFIRIN ME KOSOVĖN

MAQEDONI - AMBASADORĖT E SHBA-sė, BE-sė, SUEDISĖ PĖRSHĖNDESIN MARRĖVESHJEN PĖR KUFIRIN ME KOSOVĖN

 

Ambasadori amerikan Philip Reeker, kreu i delegacionit të Komisionit Evropian ambasador Erwan Fouere dhe ambasadori suedez Lars Freden, të cilët ndoqën seancën e jashtëzakonshme të parlamentit për ratifikimin e marrëveshjes së vijës së demarkacionit kufitar ndërmjet Maqedonisë dhe Kosovës, përshëndetën sot marrëveshjen e arritur ndërmjet qeverive të të dy vendeve.

"Administrata amerikane dhe ambasada e saj në Shkup përgëzojnë të dy qeveritë për arritjen e marrëveshjes për demarkacionin kufitar. Zgjidhja e çështjes së kufirit demonstron përgjegjësi, lidership dhe urtësi. Kjo është në të mirë të të dy vendeve dhe rajonit në përgjithësi", deklaroi ambasadori amerikan Reeker.
Kreu i Delegacionit të Komisionit Evropian në Maqedoni, ambasador Erwan Fouere theksoi se shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Havier Solana, kishte përshëndetur marrëveshjen e rëndësishme ndërmjet dy vendeve.
"Kjo është një marrëveshje e rëndësishme për të dy palët, që shpreh përgjegjësi dhe besim reciprok. Ky është një mesazh për stabilitetin e rajonit", shtoi Fouere.
Ndërkohë ambasadori suedez, Lars Freden, vendi i të cilit kryeson presidencën e radhës së BE-së, mirëpriti progresin e arritur në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë ndërmjet Prishtinës dhe Shkupit.
"Ky është një sinjal inkurajues i përgjegjësisë dhe i pjekurisë në gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta për çështjet ndërmjet vendeve fqinje", theksoi Freden.

 


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek