Serbia dhe Kosova sot ne Hage

Serbia dhe Kosova sot ne Hage

Në orën 15 filloni prezantimi i argumenteve të Kosovës për ligjshmërinë e pavarësisë. Ministri i jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni në fjalën e tij gjatë seancës për Kosovën, në Hagë tha se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme. Këto deklarata ai i bëri pas argumentave serbe. Hyseni lexoi madje disa pjesë të deklaratës së pavarësisë së Kosovës, të shpallur shtet më vete më 17 shkurt 2008. Sipas Hysenit, pavarësia është e pakthyeshme dhe Serbia e Kosova janë dy shtete të ndara me të ardhme të përbashkët europiane. Ai shtoi se 63 kombe e kanë njohur Kosovën dhe të tjera shtete pritet ta njohin.

Përfaqësuesit e Serbisë filluan të parët prezantimin e qëndrimeve të tyre kundër pavarësisë së shtetit të ri. Ambasadori i Serbisë në Francë, Dushan Batakoviq, duke e cilësuar Kosovën, "djep të Serbisë", tha se shpallja e pavarësisë ishte e paligjshme dhe në masë të madhe sfidon rendin ligjor ndërkombëtar.
Më pas e mori fjalën ministri i Jashtëm i Kosovës Skënder Hyseni. Në fjalën e tij Skënder Hyseni mbrojti shpalljen e pavarësisë së Kosovës si një akt jo në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.
Duke folur për zgjedhjet e nëntorit, ai i ka cilësuar të rregullta, ndërsa ka cilësuar se edhe serbët morën pjesë në to. Hyseni ka vlerësuar edhe rolin e Eulex në zgjedhje. Sipas tij, Kosova sot është në paqe dhe ka kthyer sytë drejt BE.
Hyseni i ka cilësuar si të paimagjinueshme thirrjet e Serbisë për ta shpallur të paligjshme pavarësinë e Kosovës, duke thënë se tashmë, Kosova e Serbia janë dy shtete të ndara.
Sipas Hysenit, e vetmja zgjidhje e mundshme ka qënë pavarësia e Kosovës, e mbështetur dhe e njohur nga shumë shtete europiane. Pavarësia e Kosovës është faktor stabiliteti në rajon. Në fjalën e tij Hyseni është shprehur i hapur për bisedime me Serbinë për cështje teknike. Më tutje, zoti Hyseni theksoi se Kosova ka besim të plotë në gjykatë dhe në vendimet e saj.
“Ne jemi të sigurtë se gjykata në fund do ta rikonfirmojë vullnetin e Kosovës për të qenë e pavarur dhe vullnetin e popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi.” 

Në dhjetë ditët në vazhdim në Hagë do të dëshmojnë 29 shtete, 15 vende janë pro Kosovës dhe 14 në anën e Serbisë. Kosovarët janë të bindur se gjykata do rikonfirmojë pavarësinë e Kosovës, ndërsa serbët shpresojnë që gjykata të shprehet se pavarësia e njëanshme shkeli ligjin ndërkombëtar. Gjithsesi gjykata do japë vetëm nje opinion në fund të procesit, dhe ky opinion nuk e zhbën pavarësinë, por vetëm do ndikojë në njohje apo mosnjohje të Kosovës nga shtete të tjera të botës.
Hyseni: Gjykata do të rikonfirmojë pavarësinë
“Ajo që dëgjuam ishte vetëm rikonfirmim i së drejtës së rastit të Kosovës dhe të pavarësisë së Kosovës” u shpreh Hyseni përpara gazetarëve menjëherë pasi Serbia paraqiti fjalën e saj në seancën e sotme. “Ne jemi të sigurtë se gjykata në fund do ta rikonfirmojë vullnetin e Kosovës për të qenë e pavarur dhe vullnetin e popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi”, tha Hyseni. 
Perfundon seanca e mëngjesit në GJND për Kosovën
Në Hagë, në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë përfundoi seanca e parë dëgjimore e mëngjesit, që filloi sot në kuadër të procesit për interpretimin juridik të shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Në vazhdim, brenda kohëzgjatjes gjithsej treorëshe, pas pushimit 15 minutësh, Serbia do të paraqesë qëndrimet e saja.
Paraqitja e Kosovës para GJND-së në Hagë fillon në orën 15, përfaqësuar nga delegacioni i kryesuar nga ministri i Jashtëm, Skënder Hyseni.

Fillon ne Hage, dueli i rradhës Kosovë - Serbi
Në Hagë, sot fillon procesi i interpretimit juridik të shpalljes së pavarësisë së Kosovës nga ana e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Procesi është iniciuar nga Serbia dhe miratuar nga Kombet e Bashkuara.

E para që do të prezantojë qëndrimin rreth pavarësisë së Kosovës është Serbia dhe ky prezantim do të fillojë sot në orën 10:00 për të zgjatur 3 orë.

Në orën 15:00 fillon për tri orë rresht prezantimi i argumenteve të Kosovës. Fjalën e hyrjes do ta mbajë Ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni, ndërsa pas tij, Kosova do të prezantohet nga ekspertët dhe këshilltarët ndërkombëtarë – Majkëll Vud, Daniel Myler dhe Shën Marfi.
Pas ditës së sotme dhe deri më 11 dhjetor do të ketë dëgjime dhe deklarime të shteteve që janë pro ose kundër pavarësisë së Kosovës.
Pritet që nga 29 vende, sa do të dëshmojnë në Hagë (përjashtuar Kosovën dhe Serbinë), 15 të jenë në anën e Kosovës, ndërsa 14 në anën e Serbisë. Në anën e Kosovës, pos tjerëve, do të dëshmojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Kroacia..., ndërsa në favor të Serbisë do të jenë Rusia, Kina, Vietnami, Spanja, Venezuela.
Mendimi këshillëdhënës, jo obligativ, i GJND-së rreth shpalljes së pavarësisë së Kosovës mund të pritet në pranverën e vitit 2010.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek