Këshilli Europian vendosi të
ofrojë liberalizimin e vizave në zonën Schengen për Maqedoninë, Malin e
Zi dhe Serbinë. Heqja e vizave për këto vende do të aplikohet duke
filluar nga 19 dhjetori i 2009, për mbajtësit e pasaportave biometrike.
Ky vendim i rëndësishëm vjen pas një deklarate politike të Këshillit
dhe Parlamentit Europian, në të cilën ftohet Komisioni të propozojë
liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnje Hercegovinën duke
marrë parasysh progresin e këtyre vendeve, sidomos në fushën e sigurisë
së dokumenteve, me qëllim liberalizimin e vizave sa më shpejt të jetë e
mundur.
Ministri
Basha gjatë ceremonisë u takua me Komisionerin për Drejtësi dhe
Çështjet e Brendshme Z. Jacques Barrot, Ministrin suedez të Migrimit Z.
Tobias Billstrom, si dhe homologët e tij të rajonit.
Gjatë
pritjes, Basha duke uruar vendet të cilat përfituan nga vala e parë e
liberalizimit, nënvizoi se Shqipëria dhe Bosnje-Hercegovina shumë
shpejt do t?i bashkëngjiten grupit të parë të fituesve, jo vetëm pasi
procesi i liberalizimit të vizave, i lançuar në fillim të 2008, i cili
me vonë u pasua nga propozimi i Komisionit në Korrik 2009, nuk mund të
konsiderohet i përmbyllur për rajonin e Ballkanit Perëndimor, por edhe
sepse Shqipëria gati i ka përmbushur të gjitha kriteret e
udhërrëfyesit.
Misionet e vëzhgimit që priten në mes të
Dhjetorit, do të jenë në gjendje të prekin vetë progresin thelbësor të
arritur nga Shqipëria në fushën e sigurisë së dokumenteve, kontrollit
të integruar të kufijve, si dhe në fokusin e treguar në drejtim të
luftës kundër trafikut të qenieve njerëzore, drogës dhe kundër krimit
të organizuar.
Ministri suedez Billstrom nga ana e tij, duke
vlerësuar se liberalizimi i vizave i sjell qytetarët e Ballkanit më
pranë Europës, shprehu besimin se shumë shpejt Shqipëria dhe Bosnje-
Hercegovina do t?i plotësojnë kriteret e mbetura dhe se edhe për këto
dy vende një ceremoni e tillë do të kryhet shumë shpejt.
Ndërkohë
Zv.presidenti Barrot, duke nënvizuar se jemi në një moment shumë të
bukur dhe se ?Lisbona? ishte një sukses për qytetarët europianë, u
shpreh se liberalizimi i vizave ka të njëjtën rëndësi për qytetarët e
Ballkanit dhe shtoi se Shqipëria dhe Bosnje Hercegovina shumë shpejt do
të përfitojnë nga liberalizimi i vizave, pasi këto vende kanë punuar
shumë.
ShtypiDites