Haradinaj: Tė hetohen tė bėrat e SHIK-ut

Haradinaj: Tė hetohen tė bėrat e SHIK-ut

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj kërkoi të premten që drejtësia të hetojë aktivitetet e dyshimta të Shërbimit Informativ të Kosovës, përderisa siç tha ai, kjo organizatë kishte vepruar në mënyrë ilegale. Kreu i AAK-së tha se hetimet për SHIK-un duhet të bëhen, derisa kjo organizatë kishte vepruar në mënyrë ilegale. Haradinaj tha se ai personalisht asnjëherë nuk kishte qenë i rrezikuar fizikisht nga njerëz të kësaj organizate, por sipas tij kishte pasur tentime për dëmtim të imazhit të partisë së tij.

Numri një i AAK-së gjithashtu ka mohuar se ai personalisht të ketë pasur takime ndonjëherë me njerëz të SHIK-ut. “Organizata SHIK nuk është një organizatë kombëtare. Nuk i ka shërbyer gjithë kombit, por një grupacioni të njerëzve. Si e tillë ka qenë joligjore dhe gjithsesi që duhet të zbardhen të bëmat e kësaj organizate. Ky është qëndrim i yni i vazhdueshëm dhe ndihmesë për Kosovën”, ka deklaruar Haradinaj.

Haradinaj, gjatë një konference me gazetarë po ashtu ka thënë se politika nuk duhet të përzihet dhe të ketë ndikim në hetimet për dëshmitë e Nazim Bllacës, sepse sipas tij këtë punë duhet ta kryej drejtësia dhe organet tjera të rendit


Telegraf
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek