Mbyllen qendrat e votimit ,fillon numurimi nė Kosovė

Mbyllen qendrat e votimit ,fillon numurimi nė Kosovė

Një pjesëmarrje prej 26.82% është shënuar deri në orën 15:30, në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë komuash.

Kjo pjesëmarrje në balotazhin, që po mbahet në 21 komuna të Kosovës, sipas kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Nesrin Lushta, është më e madhe sesa në balotazhin e 2007-ës.

Edhe në zgjedhjet e 15 nëntorit, në komunat veriore të banuara me shumicë serbe qenë dërguar ekipe mobile, pasi që nuk qe lejuar hapja e qendrave të votimit nëpër institucionet publike, siç ndodh në pjesët tjera të Kosovës.

Rrjeti i organizatave joqeveritare, “Demokracia në Veprim”, që po monitoron edhe raundin e dytë të zgjedhjeve, bëri të ditur se trendi i daljes në votime është më i ulët sesa më 15 nëntor. Ky rrjet evidentoi disa parregullsi, si “rrahje të simpatizantëve, duel verbal mes vëzhguesve, votime të dyfishta e familjare”.  

Ndryshe, KQZ-ja ka evidentuar disa incidente të vogla, që, sipas kryeshefit ekzekutiv, Xhemajl Peqani, nuk do të ndikojnë në procesin e tërësishëm zgjedhor. /Radio Evropa e Lirë


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek