Kryeministri Berisha takohet nė Shkodėr me Komitetin Ndėrministror tė Emergjencės Civile

Kryeministri Berisha takohet nė Shkodėr me Komitetin Ndėrministror tė Emergjencės Civile

Kryeministri Berisha gjatë vizitës sot në Shkodër, zhvilloi një takim me Komitetin Ndërministror të Emergjencës Civile.  Të pranishëm ishin edhe Kryetarja e Kuvendit znj. Jozefina Topalli dhe Drejtori i KESH-it  Muharrem Stojku.

Në këtë takim, Ministri i Brendshëm Lulëzim Basha, i cili është njëkohësisht edhe Kryetar i  Komitetit Ndërministror të Emergjencës Civile, e njohu Kryeministrin me situatën aktuale dhe masat e marra. Gjithashtu, edhe Prefekti i Shkodrës Maxhid Cungu bëri një paraqitje të situatës dhe veprimeve të ndërmarra nga strukturat përkatëse për situatën.  Ai bëri të ditur se në dispozicion të banorëve të ndodhur në zonat e përmbytura janë vënë numra telefoni, ku ata mund të kontaktojnë jo vetëm në rastet emergjente, por edhe në çdo moment kur atyre u nevojitet ndihmë.  Po ashtu, ai tha se është ngritur një grup pune që menaxhon dhe verifikon shpërndarjen e ndihmave për banorët në nevojë dhe familjet që kanë strehuar këta banorë.

Kryeministri Berisha falënderoi të gjithë banorët e zonave të përmbytura për bashkëpunimin e madh e të çmuar që kanë treguar gjatë gjithë kësaj periudhe, për përballimin e pasojave të përmbytjes, për gjakftohtësinë dhe guximin me të cilin ata trajtuan problemin, duke ftuar sërish ata që ende nuk janë evakuuar që ta bëjnë këtë sa më parë.

Kryeministri Berisha theksoi se është shumë e rëndësishme që të gjenden mundësitë që të rikthehet në funksionim rruga e Dajçit, si një mënyrë më e shpejtë dhe e mirë për të siguruar evakuimin e banorëve që kanë mbetur. Është e domosdoshme që të funksionojnë komisionet në çdo komunë, ashtu siç edhe po funksionojnë, por duhet të zgjerohen me njerëz, tha Kryeministri.

Kryeministri Berisha u shpreh se situata është tërësisht në kontroll. “Nuk them se situata nuk është e vështirë, pa diskutim që është situatë serioze, por është e tëra në kontroll në territoret e përmbytura. Digat, portat e gjithçka janë në kontroll të plotë dhe ato funksionojnë shumë shumë mirë”, theksoi kryeministri.

Kryeministri Berisha theksoi edhe rëndësinë e menaxhimit të ndihmave për banorët në këto zona, duke nënvizuar se duhen identifikuar edhe familjet që kanë strehuar banorët e përmbytur dhe të ndihmohen edhe ata me çdo gjë që kanë nevojë. “Autoritetet e rezervave të shtetit dhe të ndihmës, duhet të identifikojnë familjet që kanë strehuar banorët  dhe të shpërndajnë për ta ushqime e gjithçka kanë nevojë, me shumë mirënjohje për gjestin e tyre””, vijoi Kryeministri.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek