Presidenti Topi pati sot një takim pune me Ministrin e
Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, zotin Dritan Prifti. Takimi i
punës u mbajt në serinë e disa takimeve dhe konsultimeve intensive, që
Kreu i shtetit po zhvillon me drejtues institucionesh, ekspertë dhe
profesionistë të ndryshëm të fushës hidrike dhe u fokusua në situatën e
përmbytjeve në veri-perëndim të vendit të shkaktuar nga reshjet dhe nga
derdhjet e kontrolluara të ujrave të liqeneve në kaskadën e lumit Drin.
Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, zoti Prifti e informoi
në mënyrë të detajuar Presidentin Topi për gjendjen e tri ujëmbledhësve
të hidrocentraleve në kaskadën e lumit Drin si dhe me monitorimin e
vazhdueshëm të nivelit të ujit, prurjeve dhe shkarkimeve e kontrollura
nga specialistët dhe ekspertët hidrikë duke e siguruar Kreun e shtetit
se situata është drejt përmirësimit.
Presidenti Topi pasi u njoh me hollësi rreth situatës më të fundit,
theksoi rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit ndër-institucional dhe
frymës së solidaritetit nëpërmjet një organizimi më kompleks, në mënyrë
që të dilet sa më shpejt nga kjo situatë e vështirë dhe të minimizohen
dëme
ShtypiDites