Berisha në Shkodër:Do të regjistrojmë të gjitha dëmet dhe do t’i zhdëmtojmë ato, në çdo drejtim.

Berisha në Shkodër:Do të regjistrojmë të gjitha dëmet dhe do t’i zhdëmtojmë ato, në çdo drejtim.

”Do të regjistrojmë të gjitha dëmet dhe do t’i zhdëmtojmë ato, në çdo drejtim. E rëndësishme në të gjithë këtë situatë, është që nuk ka pasur humbje në njerëz. Gjithashtu duhet të përpiqemi që të minimizojmë dëmet në gjënë e gjallë. E rëndësishme është që ju të evakuoheni, pasi nuk bëhet trimëri me uji. Qeveria do të përpiqet me çdo mjet që të zhdëmtojë banorët e prekur nga kjo fatkeqësi,” theksoi Kryeministri Berisha gjatë takimit me banorët e fshatit Kuç.

Gjatë kësaj vizite, ku Kryeministri Berisha u takua edhe me pushtetarët lokalë, u shpreh se në shtator do të fillojë edhe projekti për thellimin e shtratit të lumit Buna. “Në shtator, kam rënë dakord me Kryeministrin e Malit të Zi të nisim bashkërisht punën për thellimin e Bunës, pra, ta bëjmë të lundrueshme dhe kjo e rrit shumë kapacitetin tërheqës të saj. Kësaj here u bashkuan shumë gjëra, fryrja e detit, fryrja e liqenit, por ne do t’i kapim problemet një nga një,” u shpreh Kryeministri Berisha.

 

Berisha përgëzoi gjithashtu banorët për kurajën dhe forcën e treguar në përballimin e situatës së vështirë, të krijuar nga vërshimi i ujërave. “Solidaritetit është shumë i madh në këtë situatë të krijuar, pasi aktualisht ka një solidaritet të madh nga të gjitha komunat dhe bashkitë e vendit. Por nuk kanë munguar edhe ndihmat nga vendet mike” bëri me dije Kryeministri Berisha, duke përmendur ndihmat që kanë ardhur nga Italia, Greqia, Sllovenia, Austria, Maqedonia, Franca, Moldova, Kosova, Mali i Zi, etj..


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek