Shkodėr:Situata drejt pėrmirėsimit

Shkodėr:Situata drejt pėrmirėsimit

Përmirësohet gjendja në zonat e përmbytjes

Dita e djeshme shënoi përmirësim të situatës ne zonat e përmbytura në Shkodër. Hidrocentralet e Kaskadës së Lumit Drin kanë ndërprerë shkarkimet, ndërkohë që rreshjet janë nderprerë. 

Niveli i ujrave vazhdon të ulet, duke mundësuar rihapjen e rrugëve tokësore, në disa prej zonave të përmbytjes. 

Megjithatë, situata vazhdon të jetë e rënduar në pjesën më të madhe të zonave te përmbytura dhe, kryesisht në komunat Dajç, Velipojë, Ana e Malit dhe Bushat. Autoritetet vazhdojnë t'i bëjnë thirrje popullatës për të mos u rikthyer në banesat e tyre për shkak të pranisë së rrezikut dhe kërcënimit të epidemive. 

Sipërfaqja e përmbytur është zvogëluar me rreth 2000 hektarë, ndërkohe që uji eshte larguar në më shumë se 300 shtëpi. 

Përmirësimi i situatës në disa prej zonave të përmbytura, po shoqërohet me shpërndarjen e ndihmave humanitare nga rezervat e shtetit shqiptar, Kryqi i Kuq si dhe një numer shoqatash jo qeveritare. 

Në fshatin Kuç të komunes Guri i Zi, Kryqi i Kuq Shqiptar ka nisur një operacion të gjerë, për të mbështetur me ndihma rreth 2000 familje të zonave të dëmtuara nga përmbytjet e këtij fillim viti. Të ndjekim kronikën e përgatitur.

Ambasada e SHBA 50 mijë dollarë si ndihmë për përmbytjet

Në përgjigje të situatës së emergjencës krijuar nga përmbytjet në veri të Shqipërisë, Ambasada e Shteteve të Bashkuara deklaroi sot se do të dhurojë 50 mijë dollarë si ndihmë emergjence për të mbështetur ata që janë prekur më shumë. 

Fondet do t'i përcillen Kryqit të Kuq Shqiptar, i cili aktualisht po punon për të ofruar ndihmë për rreth 5,000 banorë në veri të vendit. 

Ambasada gjithashtu po këshillohet ngushtë me qeverinë shqiptare dhe po bashkërendon me bashkësinë ndërkombëtare, jo vetëm mbi mënyrën për t'iu përgjigjur nevojave të menjëhershme të popullsisë së prekur, por edhe mbi kthimin eventual të banorëve në bashkësitë e tyre si dhe nevojën për përpjekje drejt rindërtimit 


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek