Në përgjigje të kërkesës së deputetëve të opozitës për seancë të jashtëzakonshme , u mblodh dje Konferenca e Kryetarëve, e cila vendosi që ditën e hënë, datë 18 janar 2010, ora 17.00 do të zhvillohet seancë plenare vetëm për situatën e përmbytjeve në qarkun e Shkodrës.Konferenca e Kryetarëve, pas kërkesës së deputëteve të opozitës për të pasur ditën e hënë një seancë të jashtëzakonshme për emergjencën në Shkodër vendosi që t’i përgjigjet pozitivisht.
Kryetarja e Parlamentit Topalli e bëri të ditur lajmin në një prononcim për shtypin pas konferences së kryetarve të grupeve parlamentare “Opozita bëri një kërkesë, në mënyrë të veçantë deputetët e Qarkut të Shkodrës, por edhe deputetët e qarqeve të tjera dhe, konferenca vendosi t’i përgjigjet pozitivisht kësaj kërkese duke afruar seancën e parë të parashikuar për ditën e enjte, në ditën e hënë dhe të ketë në rendin e ditës vetëm çështjen e situatës së emergjencës civile në qarkun e Shkodrës” u shpreh Topalli për mediat
| Tiranë | 16 | °C | |
| Prishtinë | 14 | °C | |
| Ulqin | 16 | °C | |
| Shkup | 14 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.52 | 142.14 |
| USD | 106.95 | 111.35 |
| GPB | 168.71 | 175.65 |
| CHF | 113.60 | 118.27 |