Duke folur ne Asamblene Kombetare, Rama theksoi se Shkodra u përmbyt nga babëzia e qeverisë Berisha dhe se këtë do ta ndëshkojë jo vetëm Shkodra por gjithë Shqipëria. Rama hodhi poshtë zërat për një pjesmarrje të mubdëshme të PS në séance e jashtëzakonshme të dites së hënë ,duke u pozicionuar qartë për të mos bashkpunuar me maxhorancën dhe për vazhdimin e protestave për hapjen e kutive të 28 Qershorit: "Beteja jone per kutite eshte lufta jone si njerez qe duam ta ndryshojme vendin kur jetojme, duke refuzuar sistemin qeverises qe po nuk e shembem me kurajo do ta ktheje Shqiperine ne nje geto. Kjo eshte lufta jone qe duam te presim zinxhirin e fakteqesive", u shpreh Rama.
Ndërkohe edhe sot nuk kanë munguar zërat per ndërprerjen e bojkotit dhe futjen e deputetëve socialist në parlament. Anëtari I kryesisë së PS Ben Blushi në fjalën e tij tha "Duhet te bejme nje bilanc te 6 muajve te fundit dhe te marrim nje vendim kur arsyet per te bojkotuar parlamentin nuk jane me te justifikueshme. Kështu qe besoj se kjo ja vlen pa e prishur fare prezantimin e asaj qe po flasim sot", .
| Tiranë | 16 | °C | |
| Prishtinë | 14 | °C | |
| Ulqin | 16 | °C | |
| Shkup | 14 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.52 | 142.14 |
| USD | 106.95 | 111.35 |
| GPB | 168.71 | 175.65 |
| CHF | 113.60 | 118.27 |