Berisha nė Shkodėr: Kėtė fatkeqėsi natyrore, ne duhet ta shndėrrojmė nė njė seri mundėsish tė reja pėr Shkodrėn

Berisha nė Shkodėr:  Kėtė fatkeqėsi natyrore, ne duhet ta shndėrrojmė nė njė seri mundėsish tė reja pėr Shkodrėn

Kryeministri Berisha mori pjesë dje në mbledhjen e Shtabit të Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile në Shkodër. Duke iu drejtuar ministrave prezent, deputetëve, ushtarakëve, dhe drejtuesve vendor, kryeministri Berisha i falënderoi ata për punën e shkëlqyer që kanë bërë për kalimin e situatës së emergjencës, pa asnjë humbje në jetë njerëzish. Berisha gjithashtu, vlerësoi maksimalisht edhe punën e strukturave lokale, të cilët I janë gjendur pranë qytetarëve të ndodhur në nevojë, por duke koordinuar njëkohësisht edhe punën shumë të rëndësishme për shpërndarjen e ndihmave. Gjatë kësaj mbledhje kryeministri theksoi se me kapërcimin e fazës emergjente, dalin detyra te reja përpara pë banorët në vështirësi, prandaj duhet që të vazhdohet të punohet me të njëjtin përkushtim deri në normalizimin e plotë të situatës. Kryeministri Berisha theksoi gjithashtu, se pas kësaj faze emergjente, duhet që të nisë hartimi i projekteve madhore për zonën e Shkodrës, në mënyrë që mrekullia ujore që rrethon këtë zonë, të mos shndërrohet në fatkeqësi natyrore.Kryeministri Berisha kërkoi që një vëmendje e madhe t’i kushtohet veçanërisht fëmijëve, duke i siguruar bazën mësimore që ata mund të kenë humbur, por edhe trajtimin me psikologë për të përballuar traumat që mund të kenë pësuar nga kjo përmbytje.

Duke folur në këtë mbledhje Berisha tha:     Këtë javë qeveria miraton parimet, mbi të cilat do të bëhen vlerësimet dhe kompensimi i tyre. Është në detyrën tuaj, është në detyrën e qeveritarëve vendorë, është në detyrën morale të kryepleqve të fshatrave, që të bëjnë vlerësimin më objektiv. Qeveria, shteti, ka të gjitha mundësitë të dëmshpërblejë qindarkë për qindarkë dëmet e krijuara. Por asgjë nuk do ta nxinte më shumë këtë proces dhe moralin e tij se sa tentativat për të abuzuar. Ndaj edhe thirrja ime për qeveritarët vendorë, thirrja ime për të gjithë dokumentet inventarizuese që ekzistojnë, të fillojë me një vlerësim të ndershëm dhe objektiv. Unë e di, janë jo të pakta familjet, të cilat u është mbytur ç’kanë patur në katin e parë dhe u them atyre që absolutisht qeveria një për një do t’ju çdëmtojë. Unë e di se janë jo të pakta familjet që kanë humbur pasuri të tjera, kanë humbur grurin e mbjellë, kanë humbur misrin e depozituar, kanë humbur ushqimin për bagëtinë, pra plot gjëra. Që të gjitha ne do t’i kompensojmë. Por edhe një herë thirrja ime është jashtë çdo lloj abuziviteti, jashtë çdo lloj përpjekjeje për të nxirë këtë proces, i cili për hir të së vërtetës kishte në mënyrë të padiskutueshme anën e vet dramatike dhe katastrofave, por kishte nga ana tjetër edhe eficenën e plotë të një shteti, eficencën e plotë të një pushteti në të gjitha nivelet, të një solidariteti të paparë ndonjë herë nga mbarë shqiptarët

 


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek