Në përkujtim të 75- vjetorit të lindjes së Pjetër Arbnorit, Nën kujdesin e Kryetares të Kuvendit Jozefina Topalli u organizua një aktivitet i posaçëm në nderim të kësaj figure shumëdimensionale, Bashkëshortja Suzana Arbnori, dy fëmijët Justinë e Filip, miq, bashkëvuajtës të burgjeve komuniste, deputetë, intelektualë, dhe studiues, morën pjesë në ceremoninë zyrtare të emërtimit të sallës “Pjetër Arbnori”
Kryetarja e Kuvendit në hapje të aktivitetit tha:

“Ju e dini që kjo sallë ka qenë Byroja e Komitetit Qendror. Pjetër Arbnori ka qenë legjendë e rezistencës dhe anti-komunizmit ndaj dhe simbolika është jashtëzakonisht e fortë. Kjo sallë, ku dikur merreshin vendime kundër Pjetër Arbnorit dhe të gjithë atyre që s’pranuan kurrë komunizmin, sot ka emrin Pjetër Arbnori. Ai ishte një luftëtar i fjalës së lirë.
Ishte një legjendë e rezistencës ishte një luftëtar i paepur i fjalës së lirë, një shkrimtar i madh, një humanist i madh, një mbrojtës i të drejtave të njeriut si kurrkush tjetër, ishte Mandela i Shqipërisë. 28 vjet burg. 28 vjet të kaluara me një dinjitet të jashtëzakonshëm, për të cilin fëmijët do të jenë shumë krenarë. Por, edhe ne si shqiptarë jemi shumë krenarë.

Kryetarja e Kuvendit tha se ka shumë dorëshkrime të tjera që zoti Arbnori ka lënë pa botuar dhe Kuvendi i Shqipërisë do të bëjë ç’mund për t’i botuar ato dhe i dhuroi familjarëve përmbledhjen e botimit të fjalimeve të mbajtura në Parlament nga Pjetër Arbnori .
Bashkëvuajtësit e tij, intelektualë të dënuar dhe të persekutuar në kohën e komunizmit, e cilësuan Pjetër Arbnorin një ndër themeluesit dhe drejtuesit e vlerave demokratike të shoqërisë shqiptare, figurë e shquar jo vetëm politike, por një simbol kombëtar i pluralizmit dhe idhtar I fjalës së lirë.

Deputetët Fatos Beja, Mark Marku, Rajmonda Bulku, Adriana Gjoni, Leonard Demi kujtuan momente të paharrueshme të karrierës së Pjetër Arbnorit si deputet, si politikan, si simboli I atësisë së legjislativit të parë pluralist të Shqipërisë, ku Arbnori u zgjodh dhe dhe kryetari i parë i këtij Parlamenti
Të pranishmit, miqtë, familjarët i shprehën mirënjohjen dhe falenderime të thella Kryetares së Kuvendit për nderimin e figurës historike të Pjetër
ShtypiDites