U nda nga jeta sot në moshën 71 vjeçare futbollisti i shquar shqiptar Panajot Pano.pas dy goditjeve të papritura në zemër.Ylli i futbollit shqiptar, i cili njihej si talent i rrallë i futbollit dhe si golshënues i klasit të parë me ekipin e Partizanit në vitet 60 dhe 70, mbahej në formë të mirë deri në ditët e tij të fundit dhe nuk vuante nga ndonjë sëmundje. 'Bashkëshortja e tij Rebeka Pano tha se ai i ndiqte me shumë vemendje zhvillimet në Shqipëri dhe kishte shprehur shqetësim për përmbytjet në Shkodër. Pano do të mbahet mend gjatë, për klasin dhe lojën e fortë me Partizanin por edhe si lojtar titullar i ekipit kombëtar . Presidenti i Republikës Topi ,me rastin e 70 vjetorit e kishte nderuar Panon me urdhrin e lartë "Nderi i Kombit" Me të mësuar lajmin Topi i shprehu ngushëllimet familjes. Ndërsa FSHF njoftoi se do të përballoj sjelljen në atdhe të trupit të Panajotit .Me kete rast stafi i shtypidites.com i shpreh ngushëllimet familjes dhe të afërmve për humbjen e njeriut të tyre të dashur
| Tiranë | 16 | °C | |
| Prishtinë | 14 | °C | |
| Ulqin | 16 | °C | |
| Shkup | 14 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.52 | 142.14 |
| USD | 106.95 | 111.35 |
| GPB | 168.71 | 175.65 |
| CHF | 113.60 | 118.27 |