Qeveria fillon procesin e vlerėsimit tė dėmeve tė pėrmbytjeve nė qarkun e Lezhės dhe Shkodrės

Qeveria fillon procesin e vlerėsimit tė dėmeve tė pėrmbytjeve nė qarkun e Lezhės dhe Shkodrės

Procesi do të bazohet në dokumentacionin real, në foto satelitore që faktojnë përmbytjen e banesave, hangarëve, stallave, të mbjellave.

 

Qeveria miratoi sot vendimin për ngritjen e grupeve të punës për evidentimin dhe vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga reshjet e shiut dhe përmbytjet në qarqet e Shkodrës dhe Lezhës. Duke e vlerësuar si një vendim që hap dritën jeshile për një proces shumë të rëndësishëm që do të bazohet mbi të dhëna të ndershme, reale e transparente, Kryeministri Berisha theksoi se përmes tij përcaktohet mënyra e ngritjes së grupeve të punës, vlerësimi i dëmeve, por edhe mënyrat e përballimit nga ana financiare e dëmshpërblimit të tyre.

Kryeministri Berisha bëri me dije se grupet e punës do të jenë të përbëra nga specialistë qendrorë nga Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Ministria e Bujqësisë, Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Ministria e Brendshme, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Ministria e Shëndetësisë dhe ALUIZNI, por dhe nga specialistë vendorë të qarkut të Shkodrës e Lezhës, si dhe nga komunat e prekura nga përmbytja. Këto grupe do të udhëhiqen nga Këshillit i Qarkut përkatës, por një rol të veçantë do të luajë edhe Komiteti Ndërministror i Emergjencës Civile.

 Kryeministri theksoi se në bazë të këtij vendimi do të bëhet vlerësimi i të gjitha dëmeve të bëra në ndërtesa, të reja apo të vjetra, në stalla, hangarë dhe vathë, në objekte sociale dhe publike, në orendi shtëpiake, pajisje elektroshtëpiake, në të mbjella, në gjënë e gjallë e bazën ushqimore të tyre. Pasi sqaroi se ky vendim përcakton dhe mënyrat e përballimit nga ana financiare të dëmshpërblimit të të gjitha këtyre dëmeve, Kryeministri Berisha theksoi se ky do të jetë vlerësimi më i ndershëm dhe real dhe i gjithë ky proces do të bazohet në dokumentacionin real, në foto satelitore që faktojnë përmbytjen e banesave, hangarëve, stallave, të mbjellave, do të bazohet në regjistrin e matrikulimit të gjësë së gjallë, si dhe në të gjitha të dhënat nga vëzhgimet në vend.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek