Haiti: SHBA, ndėrpresin evakuimin e tė plagosurve drejt Amerikės

Haiti: SHBA, ndėrpresin evakuimin e tė plagosurve drejt Amerikės

SHBA ndalojnë evakuimin e të plagosurve Haitian drejt  vendit të tyre. Shkak për marrjen e kësaj mase është se të transportuarit janë jo vetëm viktima të tërmetit por edhe të sëmurë që kanë nevojë per trajtime të ndryshme mjekësore. Zyrtarët amerikanë thanë të shtunën se akoma nuk është gjetur zgjidhje që të rifillojnë  shpërnguljet mjekësore, drejtë SHBA- të cilat u ndërprenë më herët këtë javë.
Guvernatori  I Floridas Charlie Crist po i kërkon qeverisë federale për të ndarë barrën e trajtimit të njerëzve të plagosur rëndë në tërmetit 12 janar dhe të atyre që kanë nevojë për kujdes të specializuar mjekësore në spitalet e SHBA.
Sistemi shëndetësor shpejt mund të arritje ne gjendjen e ngopjes, veçanërisht në fushën e traumave të nivelit të lartë. Ne nuk do të jemi në gjendje për të mbështetur këto përpjekje të vetëm," tha Crist në një letër për qeverin federale këtë javë.
Ai i kërkoi qeverisë federale që të dërgojë disa pacientë me shtetet e tjera dhe të sigurojë se spitalet janë paguar për trajtim.

Shtëpia e Bardhë tha të shtunën se nuk kishte patur asnjë vendim politikë për të pezulluar fluturimet e evakuimit.Qindra vetë janë evakuuar tashmë në drejtim të Shteteve të Bashkuara për trajtim,shumica në spitalet e Florida s,


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek