&eum
Partia Socialiste e quajti sot alarmante gjendjen e sigurisë në vend. Në një prononcim për mediat deputeti Pirro Lutaj tha:
Kjo javë ka qenë
alarmante sa i përket sigurisë së shtetasve. Ironikisht vetëm
në fillim të saj Berisha u shiti shqiptarëve dështimet e policisë
si suksese të Qeverisë së tij. Dhe ditët që pasuan shënuan një
bilanc lufte në humbjet e jetës së shtetasve.
PS rithekson me forcë se është
rritur pasiguria e jetës. Ky fenomen është shqetësues, për cdo
shqiptar që e sheh ditë pas dite se sa pak vlen jeta e tij, pikërisht nga
mungesa e sigurisë në vend.
Dy vrasje në tre ditë me nga
tre viktima sejcila, tregojnë më së miri, se propoganda
qeveritare është abuzuese dhe e paqartë në filozofinë
e sigurimit të rendit dhe të qetë sisë në vend.
Servirja publike e uljes së krimit
të vrasjes ë shtë një abuzim skandaloz i qeverisjes së
sotme. Niveli i kriminalitetit nuk mund të matet kurrsesi vetë m me
një krim. Po ë shtë të rë sia e veprave penale që ndodhin
në një territor gjatë një periudhë të
caktuar kohore, që e p
l; rcaktojnë kë të .
Shifrat e kriminalitetit sipas statistikave
që ka demonstruar vetë Policia e Shtetit, janë
alarmante, dhe nuk japin aspak tabllo optimiste të situatës
së sigurisë në vend.
Kështu, nëse do ti referohemi statistikave
zyrtare të Policisë, vihet re se krimi është në rritje
dhe i pakontrolluar gjatë qeverisjes së kë saj mazhorance.
Rritja e kriminalitetit ë shtë gati
1200 vepra penale pë r cdo vit, cka flet vetë për një situatë
alarmante dhe mosplotësim të standarteve që kanë të
bëjnë me rendin dhe sigurinë në vend.
Në analizën e punës së
Policisë së Shtetit për vitin 2009, Drejtori i Përgjithshëm i
Policisë fshehu për herë të parë dhe jo
rastësisht, statistikën e krimeve kundër pronës.
Ky është një rast i
paprecedent, por që ka një shpjegim. Numri i këtyre krimeve
është në rritje skandaloze, ndërkohë që fuqia zbuluese
për këtë figurë krimi është më e ulëta histroikisht,
vetëm 45 %.
Shqetësuese për qytetarët janë
bërë dhe vjedhjet e shumta të banesave, të qytetarëve
në rrugë , të bizneseve, të cilat shumë shpesh mbeten
të pazbuluara.
Shume faktorë e favorizojnë kriminalitetin
në vendin tonë të cilë t e kanë zanafillën në politikën
e ndjekur këto vite të fundit me kuadrot e policisë.
Janë hedhur në rrugë rreth 2600 punonjës
policie të specializuar, të trajnuar brenda dhe jashtë vendit, të cilët
janë zëvendësuar me militantë partie.
| Tiranë | 16 | °C | |
| Prishtinë | 14 | °C | |
| Ulqin | 16 | °C | |
| Shkup | 14 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.52 | 142.14 |
| USD | 106.95 | 111.35 |
| GPB | 168.71 | 175.65 |
| CHF | 113.60 | 118.27 |