Gazetat shqiptare kanë si argument kryesor të ditës së sotme zhvillimet e fundit të politikës, lidhur me mundësinë e negocimeve mes palëve dhe reagime të ndryshme si nga Islami, Meta, Dokle etj. Ato paraqesin edhe aludime mbi shkaqet e vrasjes së djeshme të ndodhur tek zona e Xhamllikut ku mbeti pa jetë një 30-vjeçar. Ndërkaq, një argument tjetër i të përditshmeve sot është edhe ai i protestës së banorëve të Vidohovës në përkrahje të vëllezërve Mulliri që mbetën të vrarë para pak ditësh.
E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “Zbulohen mina dhe fishekë pranë burgut”, i cili tregon sesi po heton SHISH mbi këtë ngjarje, ndërsa Burgjet dhe RENEA po ndeshin përplasje për municionet e gjetura.
“Qeveria refuzon negociatat e Topit” është artikulli tjetër në rubrikën e politikës, i cili citon deklaratat e zv/kryeministrit Meta për negociatat e mundshme me PS-në.
Ndërsa çështja e regjistrimit të ri të popullatës mbërrin në numrin e sotëm të kësaj gazete përmes artikullit “Historiani: Regjistrimi fetar do të sjellë probleme”.
Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin “Këshillat bashkiakë në rrethe mbesin peng i politikës”.
Gazeta “Panorama” publikon si artikullin e saj kryesor ditën e sotme atë me titullin “Kushtetuesja rrëzon qeverinë për Dosjet/ Vendimi 9 me 0”, i cili tregon sesi Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar edhe ligjin e Lustracionit, pas marrëveshjes së Ujërave.
Artikull tjetër i kësaj gazete në kuadrin e problematikës së negociatave PS-PD është edhe ai me titullin “Islami: Rama si Mao Ce Duni, po tenton kompromis për të mbajtur bashkinë”.
Ndërkaq, lidhur me çështjen e amnistisë fiskale në këtë të përditshme do të gjeni artikullin me titull “Zbulohet projekti për amnistinë fiskale: 5 % taksë parave të fshehura”.
Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin “Rrëmbeu vajzën për martesë, ekzekutohet”.
“Gazeta Shqiptare” ka si titull kryesor të saj “Vrasja për mbesën/ Nderi, “Bert Qorri” tre plumba 30-vjeçarit”, i cili jep detaje mbi shkaqet e vrasjes së djeshme të ndodhur tek zona e Xhamllikut ku mbeti pa jetë një 30-vjeçar.
“Tragjedia e Devollit/ Morti kthehet në protestë, vrasësi ende akoma i lirë” është një artikull tjetër i kësaj të përditshmeje i cili i referohet deklaratës së bërë nga familjarët dhe fshatarët e vëllezërve Mulliri që mbetën të vrarë para pak ditësh, ndërsa autori ende nuk po kapet nga policia.
Ndërkaq, paraqitet me artikull të veçantë çështja e bojkotit të Partisë Socialiste me titullin “Dokle: PD nuk ka vullnet për negociata dhe dialog”.
Gazeta “Shqip” hapet me titullin kryesor “Të dërguarit e KiE, “agresivë” në Tiranë, i cili tregon sesi sot vendoset se kush do jenë negociatorë me palën evropiane që do mbërrijë në Tiranë për të zgjidhur krizën politike.
Ndërsa çështja e plotësimit të kushtit të opozitës mbërrin në numrin e sotëm të kësaj gazete përmes artikullit “Sabri Godo: Hapja e kutive mund të çojë në zgjedhje”.
Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin “Qeveria rrit taksat fshehurazi, vendimet kalojnë pa zhurmë”.
“Masakra e Vibohovës, akuza policisë për neglizhencë: Mund të shmangej” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.
E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor “Meta: Dialogu me kërkesa antikushtetuese nuk funksionon”, i cili paraqet deklaratat e zv/kryeministrit lidhur me idenë e negocimeve mes palëve për zgjidhjen e krizës politike në vend.
Ndërkaq, po lidhur me çështjen, paraqiten me artikull të veçantë deklaratat e bëra dje nga
deputeti socialist, Namik Dokle “Dokle: PS është gati për dialog, por PD nuk ka vullnet”
Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin “Vlorë, rikthehet mesatarja në universitete”.
Artikull tjetër i kësaj gazete në kuadrin e vrasjes së mbrëmshme në Tiranë është edhe ai me titullin “Vrasja te Xhamlliku, 10 mijë dollarë për vrasësin”.
Gazeta “Korrieri” hapet me titullin “Xhufi: Lëshime Greqisë për regjistrimin dhe Janullatosin”, i cili paraqet deklaratat e historianit dhe politikanit të njohur mbi regjistrimin e popuullatës shqiptare mbi bazë feje.
Dhe si në të përditshmet e tjera, edhe këtu gjejmë të pasqyruar çështjen e deklaratave të bëra dje nga familjarët e tre vëllezërve të vrarë në Devoll kundër policisë me titullin “Familjarët e vëllezërve Mulliri bllokojnë aksin Korçë-Kapshticë”.
Një artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titull “Pandemia e gripit të derrit, parashikohet gjendje e rënduar gjatë fazës së dytë”.
Ndërkaq, lidhur me çështjen e feve në këtë të përditshme do të gjeni artikullin me titull “Muslimanët në BE nuk ndihen të pranuar”.
| Tiranë | 16 | °C | |
| Prishtinë | 14 | °C | |
| Ulqin | 16 | °C | |
| Shkup | 14 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.52 | 142.14 |
| USD | 106.95 | 111.35 |
| GPB | 168.71 | 175.65 |
| CHF | 113.60 | 118.27 |