Kosovë:Dalin rezultatet paraprake në dy komuna

Kosovë:Dalin rezultatet paraprake në dy komuna

 

Në zgjedhjet e pjesshme të zhvilluara dje në dy komuna ,sipas KQZ-së,janë këto razultate paraprake, në komunën e Lipjanit kandidati i PDK-së Shukri Buja ka fituar 53.1 % të votave – ndërsa ai i LDK-së Imri Ahmeti - 46.3%.

Edhe në Prizren duket një rezultat i ngjashëm, ku kandidati i PDK-së Ramadan Muja ka fituar 53.2% të votave, përballë 46.8% të votave që ka marrë kandidati i LDK-së Hanefi Muharremi.

Kryetarja e KQZ-së, Nesrin Lushta, në konferencën për media theksoii se këto janë vetëm rezultate paraprake, ku hyjnë vetëm votat e rregullta, dhe jo edhe ato me kusht, përmes postës dhe votat e personave me nevoja të veçanta. Sidoqoftë, as ato vota nuk duket se do të mund të ndikojnë në përmbysjen e këtij rezultati, pos nëse do të ketë ankesa që do të mund të kontestonin rezultatin.

Edhe “Demokracia në Veprim”, ka publikuar rezultatet paraprake të zgjedhjeve në dy komunat në të cilat u rivotua të dielën - në Prizren dhe në Lipjan. Sipas këtij koalicioni, në të dyja komunat janë përpara kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës,  e cila tashmë ka shpallur fitoren në këto dy komuna. 

 


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek