Doda: Ligjin e "Pastërtisë" do ta ankimojmë në Strasburg

Doda: Ligjin e

Ligji për pastërtinë e figurës   i rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese do te ankimohet ne Gjykaten për të Drejtat e Njeriut, në Strasburg. Lajmi bëhet I ditur për mediat nga deputetja e PD-së, Mesila Doda

 “Kushtetuesja e rrezoi ligjin për pastertinë e figurave të shtetit shqiptar, edhe falë presionit politik të opozites dhe personalisht te Edi Ramës, ndaj kësaj trupe gjykuese”.tha Doda

“Ky eshte akti me i rende në mbeshtetje të krimeve të rënda kundër njerëzimit të sistemit komunist, krime te cilat jane kryer sistematikisht ne kete vend per 50 vjet rresht”, akuzoi Doda. Deputetja e PD-se, kritikoi vendimin e Gjykates Kushtetuese se eshte ne dhunim flagrant te direktives se 23 qershorit 2008, te Gjykates se Strasburgut, mbi konfliktin e interesit te trupave gjykuese dhe te parimit universal te konfliktit te interesit. “Gjykatesit qe votuan per abrogimin e ligjit, jane po ata qe kane marre vendime per vrasje njerezish te pafajshem deri ne vitin 1989, jane po ata mbi te cilet rendojne krimet me te renda kunder njerezimit”, vazhdoi deputetja,ne emer te PD

 

 


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek