PS,kėrcėnon:Gati pėr protestė,nėse nuk fillon dialogu

PS,kėrcėnon:Gati pėr protestė,nėse nuk fillon dialogu

Në një komunikim me media në emër të Partisë Socialiste deputeti Et’hem Ruka shprehu  vullnetin pozitiv për tryezën e dialogut të Presidenti, por jo në nivele të dyta. Ruka gjatë deklaratës së tij lajmëroi protestën më të madhe të opozitës që do të zhvillohet në javët në vijim.

Partia Socialiste  rikonfirmon edhe njëherë vullnetin e saj për t’u ulur në tavolinën e dialogut me PD, nën drejtimin e Presidentit të Republikës ashtu siç është sugjeruar edhe nga rezoluta e fundit e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës. 

Kjo tavolinë duhet të ulë përballë zotin Edi Rama, kryetar i PS  dhe zotin Sali Berisha, kryetar i PD dhe kryeministër i vendit. Një tavolinë me nivele më të ulëta se drejtuesit e këtyre dy partive nuk do të ishte e pranueshme as për ne, por  besojmë as edhe për faktorin ndërkombëtar, madje nuk do ti shërbente zgjidhjes së krizës, e cila është konfirmuar tashmë edhe ndërkombëtarisht. 
Për fat të keq konstatojmë se Partia Demokratike, po dëshmon vullnet negative për pjesëmarrjen në këtë tavolinë dialogu, duke   vazhduar kështu të thellojë edhe më shumë krizën që ka pllakosur gjithë jetën e vendit. 
Ne inkurajojmë Presidentin Topi për organizimin e kësaj tavoline dhe shpresojmë që ai do të bëjë të gjitha përpjekjet për ta realizuar atë sa më parë.   
Dëshiroj që në emër të Partisë Socialiste të rikonfirmoj qartazi dhe pa asnjë ekuivok se PS me hetimin e zgjedhjeve përmes hapjes së kutive nuk synon aspak ndryshimin e rezultatit të zgjedhjeve në tavolinë e për pasojë as rikonfigurimin e parlamentit aktual. Synimi i vetëm i saj është garantimi i standardeve europiane në organizimin e zgjedhjeve të ardhshme që garantojnë besnikërisht vullnetin e zgjedhësve shqiptarë.  
Partia Socialiste në përgjigje të vullnetit të qindra mijëra shqiptarëve që votuan për të, në javët në vijim do të organizojë më të madhin miting proteste demokratike që është organizuar ndonjëherë në historinë e pluralizmit shqiptar. Ky miting do të ketë vetëm një kërkesë   “Hap kutitë ose largohu”!


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek