Rrjeti shoqëror në internet, Facebook, ka mundësuar bashkimin e babait dhe të bijës, të cilët nuk ishin parë prej 50 vjetësh. Frances Simpson nuk e kishte menduar se në internet do ta takonte babanë e saj, të cilin e kërkonte pas sukses me vite të tëra. Frances ishte vetëm 3 vjeç kur prindërit e saj ishin divorcuar, dhe babai i saj Tony, e kishte braktisur shtëpinë. Me vite të tëra ajo e kishte kërkuar pa sukses babanë e saj, dhe kurrë nuk e kishte humbur shpresën se një ditë do të bashkohej me të. Një mik i Frances, duke hulumtuar prejardhjen e familjes së saj, kishte zbuluar se ajo ka një motër të quajtur Kim Macnauton – të cilën e ka gjetur në Facebook, dhe kishte zbuluar edhe arsyen pse deri me tani nuk kishte mundur të gjente babanë e saj.
| Tiranë | 16 | °C | |
| Prishtinë | 14 | °C | |
| Ulqin | 16 | °C | |
| Shkup | 14 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.52 | 142.14 |
| USD | 106.95 | 111.35 |
| GPB | 168.71 | 175.65 |
| CHF | 113.60 | 118.27 |