Pasqyra e shtypit të Kosovës
Vendos në Facebook

Pasqyra e shtypit të Kosovës

Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të gazetave të publikuara sot më datën 5 shkurt

Gazeta “Bota sot”

KOSOVA NË PASIGURI TOTALE, POLICIA NË GREVË TË PËRGJITHSHME!
Policia ultimatum Kuvendit, të mblidhet urgjentisht

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Votimet në Gjilan në Gjykatë Kushtetuese
Mashtrimet e bizneseve, legale!

Gazeta “Epoka e re”

ÇKA KA KZAP-i?
KZAP ka një zor nga prapa, pasi doli mbi popullin, tash doli edhe mbi Gjykatën Supreme: Udhëzon përsëri rivotim në Gjilan!

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Hilari Klinton do ta vizitojë Kosovën
Mustafa: E fitova betejën

Gazeta “Express”

GREVË PA SHPRESË
Greva e policisë ka vazhduar edhe të enjten. Tashmë punën e tyre e kanë bojkotuar edhe 14 njësi të Specialisuara të PK-së. Nëse Qeveria nuk do t’i plotësojë kërkesat e tyre, greva do të vazhdojë edhe më tej. Zyrtarët qeveritarë nuk u kanë dhënë atyre shpresë për rritje të rrogave.

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Para mbikëqyrjes
Kërcënimi për rivotim

Gazeta “Koha ditore”

INTELIGJENCA AMERIKANE: KOSOVA MBETET BURIM TENSIONI
Sipas shefit të Komunitetit të Inteligjencës të SHBA-së, Dennis Blair, Kosova dhe Bosnja paraqesin sfidën më të madhe të sigurisë në Evropë, ndërsa situata pothuaj nuk ka ndryshuar brenda një viti, me Kosovën ende të varur nga bashkësia ndërkombëtare, të rrezikuar nga tensionet e mundshme në veri dhe të penguar nga Serbia

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Spanja mbështet adresimin e lehtësimit të vizave me Kosovën
Qeveritarët-deputetët marrin nga 13 mijë euro retroaktivisht

Gazeta “Kosova Sot”

450 Milionë Euro Për Autostradën
Ekspertët e ekonomisë kosovare sugjerojnë që të shfrytëzohen mjetet që Kosova ka në dispozicion për investimet kapitale, si ndërtimi i autostradës. Ata theksojnë se duhet të zhbllokohet fondi i privatizimit, i cili deri më tani ka mbetur i pashfrytëzuar

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Kuinti, shuplakë diplomatike Serbisë
Takimi maratonik përfundon pa marrëveshje

Gazeta “Lajm”

(PA)MARRËVESHJE
Ministri i Brendshëm, Zenun Pajaziti dhe drejtori i Policisë, Sheremet Ahmeti, kanë vazhuar të enjten deri edhe pas orës 23:00 përpjekjet për të arritur marrëveshje me policët, me qëllim ndërprerjen e protestës. Marrëveshje nuk ka pasur deri në orët e vona të natës, edhe oferta e Qeverisë për ngritje pagash për 50 për qind ka filluar t’i përçajë protestuesit. Kërkesat e policëve janë: zbatimi i menjëhershëm i Ligjit për Policinë, rritja e pagave 100 për qind nga paga bazë, si dhe ndryshimi i kontratave të punës nga ato të përkohshme në të përhershme

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Fjalë, vetëm fjalë
Vërejtja e fundit për Serbinë

Gazeta “Zëri”

VERIU KUNDËR STRATEGJISË
Një kuvend i prezantuar si gjithëserb kundërshtoi ashpër strategjinë për veriun

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Reduktim shpenzimesh në letër
Dy interpretime për Gjilanin

 


Burimi / Autori i lajmit : Kosovapress
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek

Shënim Stafi i faqes ka të drejtë të fshij ēdo koment që nuk përket me temën në fjalë. Ju lutemi që t'i përmbaheni këtyre kërkesave:
  • Komentoni në gjuhën letrare shqipe
  • Mos ofendoni individë apo grupe individësh
  • Komento
    Emri:
    E-mail:
    Komenti: