Vuk Jeremiē: Serbia nuk ka nė plan pėr tė hyrė nė NATO
Vendos në Facebook

Vuk Jeremiē: Serbia nuk ka nė plan pėr tė hyrė nė NATO

Ministri i Jashtëm i Serbisë Vuk Jeremiç tha se vendi i tij nuk ka ndonjë plan për të hyrë në NATO ose në ndonjë aleancë tjetër ushtarake.

Duke folur në konferencën ndërkombëtare për sigurinë në Mynih, zoti Jeremiç tha se Serbia do të qëndrojë e paanshme ushtarakisht. Por ai shtoi se Beogradi, do të bashkëpunojë me NATO-n dhe vendet e tjera për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në Ballkanin perëndimor.

Zoti Jeremiç tha se Beogradi është veçanërisht i shqetësuar rreth paqes dhe stabilitetit në Kosovë.

Ai u tha zyrtarëve që po diskutojnë rreth sigurisë globale, se një nga përparësitë kryesore të Serbisë është, që Kosova të diskutohet në nivelet më të larta ndërkombëtare. Beogradi ka thënë se nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës.

Rusia e ka mbështetur qëndrimin e Beogradit për Kosovën dhe ashtu si Serbia, nuk e njeh shtetin e ri ballkanik. 

Por i dërguari i përhershëm i Moskës në aleancën e NATO-s, Dmitri Rogozin, ka thënë se Serbisë do t'i duhet të heqë dorë nga lufta për Kosovën, në se dëshiron të bashkohet me aleancën perëndimore. 

Në një intervistë të botuar të shtunën në revistën Blic, përfaqësuesi rus tha se NATO-ja mund ta pranojë Serbinë vetëm me kufijtë e saj të rinj, siç u shpreh ai, që nënkupton, pa Kosovën. 


Burimi / Autori i lajmit : Zėri i Amerikės
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek

erioni    10-02-2010
Serbia dhe ministri i jashtem majmuni m e syza akoma se ka kuptuar se kete pune e nisi usa me evropen dhe do ta cojne deri n efund.................nuk pjerdh usa e evropa per serbi e rusi!!
Shënim Stafi i faqes ka të drejtë të fshij ēdo koment që nuk përket me temën në fjalë. Ju lutemi që t'i përmbaheni këtyre kërkesave:
  • Komentoni në gjuhën letrare shqipe
  • Mos ofendoni individë apo grupe individësh
  • Komento
    Emri:
    E-mail:
    Komenti: