PASQYRA E SHTYPIT KOSOVAR
Vendos në Facebook

PASQYRA E SHTYPIT KOSOVAR

Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të gazetave të publikuara sot më datën 7 shkurt 2010: 

Gazeta “Bota sot” 

A KA HUMBUR APO KA FITUAR LDK-ja NË ZGJEDHJET LOKALE? 
Kryeziu porosit qytetarët, analizoni edhe ju humbjen e LDK-së 

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete: 
“I tradhtojnë” votuesit për interesa partiake
Dalipi:Ministri Pajaziti më ka bërë presion që të ndalojmë protestën! 

Gazeta “Express” 

BETEJA E FUNDIT PËR GJAKOVËN
Mimoza Kusari insiston se i janë vjedhur votat në Gjakovë. Për këtë, të martën, në Gjykatën Kushtetuese ajo do ta fillojë betejën e fundit ndaj KQZ-së dhe KZAP-it. Pret të triumfojë dhe t’i rikthehet edhe njëherë garës zgjedhore

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete: 
Problem, sindikatat paralele
Ku janë përkthimet? 

Gazeta “Koha Ditore” 

VERIU, MES INJORIMIT DHE INTEGRIMIT 
Kuvendi i Kosovës po kërkon të mësojë nga Qeveria se si është gjendja faktike në veri të vendit, mirëpo Qeveria po e vonon informatën. Derisa liderët e shtetit i injorojnë strukturat jolegjitime të veriut, ato pranohen në raste të caktuara nga autoritetet lokale të jugut. Një qasje integruese për këtë zonë të shtetit megjithatë ka filluar 

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete: 
Serbia bën rezistencë për krijimin e Mitrovicës së veriut 
Remi kërkon largimin e ministrit Pajaziti 

Gazeta “Kosova Sot”

PRITET RIVOTIMI NË GJILAN
Burimet tona në KZAP bëjnë të ditur se pritet që të respektohet vendimi i këtij komisioni për të përsëritur balotazhin në komunën e Gjilanit. Sipas këtij vendimi, bëhet fjalë për parregullsi të rënda në 16 vendvotime 

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete: 
373 milionë nga diaspora 
Një italian pritet ta drejtojë procesin kundër Kurtit 


Burimi / Autori i lajmit : Kosova Press
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek

Shënim Stafi i faqes ka të drejtë të fshij ēdo koment që nuk përket me temën në fjalë. Ju lutemi që t'i përmbaheni këtyre kërkesave:
  • Komentoni në gjuhën letrare shqipe
  • Mos ofendoni individë apo grupe individësh
  • Komento
    Emri:
    E-mail:
    Komenti: