Ka përfunduar punimet takimi informal i ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s, i cili u zhvillua në Stamboll më 4-5 shkurt 2010. Në këtë takim ishte i pranishëm Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen, si dhe ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut. Në takim mori pjesë edhe Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates.
Gjithashtu ministrat riafirmuan angazhimin e Aleancës për të vazhduar përmbushjen e mandatit të saj për një mjedis të sigurt në Kosovë.
Ministri i Mbrojtjes Arben Imami, i pranishëm në këtë ministerial, u shpreh pas takimit se, në këtë takim u shfaq qëndrimi i vendit tonë për rrugën e integrimit euroatlantik të Kosovës, duke i konsideruar si të papranueshme nxitjet për autoritete paralele në Kosovë. “Lidhur me Kosovën, u shpreh Ministri Imami, vlerësimi ynë është që stabiliteti politik është i qartë, progresi është i dallueshëm.
NATO dhe Kosova mund të quhen një histori suksesi”. Por Ministri Imami theksoi se në veri të Kosovës, sidomos në zonën e Mitrovicës ka ende probleme të sigurisë që lidhen me struktura paralele, që nuk shkojnë në drejtimin e duhur për të cilin folëm edhe në këtë takim të NATO-s. Për ne, ka vijuar më tej z. Imami, është e rëndësishme që Kosova të fillojë të futet në rrjedhën e integrimit rajonal dhe në veçanti në rrjedhat e integrimit euroatlantik. Kjo do të ishte garancia përfundimtare për paqe dhe stabilitet në Kosovë e në rajon.
| Tiranë | 16 | °C | |
| Prishtinë | 14 | °C | |
| Ulqin | 16 | °C | |
| Shkup | 14 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.52 | 142.14 |
| USD | 106.95 | 111.35 |
| GPB | 168.71 | 175.65 |
| CHF | 113.60 | 118.27 |