Takimi i ministrave tė Mbrojtjes:"NATO dhe Kosova mund tė quhen njė histori suksesi”
Vendos në Facebook

Takimi i ministrave tė Mbrojtjes:

Ka përfunduar punimet takimi informal i ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s, i cili u zhvillua në Stamboll më 4-5 shkurt 2010. Në këtë takim ishte i pranishëm Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen, si dhe ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut. Në takim mori pjesë edhe Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates.  

Gjatë zhvillimit të takimit u diskutuan tri çështje të rëndësishme: Buxheti i NATO-s; Kosova dhe Afganistani. Ministrat e Mbrojtjes të Aleancës u ndalën në angazhimin e NATO-s në Kosovë, veprimet e ndërmara deri në muajt e fundit, si dhe përshëndetën arritjet e shënuara nga strukturat e KFOR-it gjatë kësaj periudhe.

 

Gjithashtu ministrat riafirmuan angazhimin e Aleancës për të vazhduar përmbushjen e mandatit të saj për një mjedis të sigurt në Kosovë.

 

 


Ministri i Mbrojtjes Arben Imami, i pranishëm në këtë ministerial, u shpreh pas takimit se, në këtë takim u shfaq qëndrimi i vendit tonë për rrugën e integrimit euroatlantik të Kosovës, duke i konsideruar si të papranueshme nxitjet për autoritete paralele në Kosovë. “Lidhur me Kosovën, u shpreh Ministri Imami, vlerësimi ynë është që stabiliteti  politik është i qartë, progresi është i dallueshëm.

NATO dhe Kosova mund të quhen një histori suksesi”.  Por Ministri Imami theksoi se në veri të Kosovës, sidomos në zonën e Mitrovicës ka ende probleme të sigurisë që lidhen me struktura paralele, që nuk shkojnë në drejtimin e duhur për të cilin folëm edhe në këtë takim të NATO-s. Për ne, ka vijuar më tej z. Imami, është e rëndësishme që Kosova të fillojë të futet në rrjedhën e integrimit rajonal dhe në veçanti në rrjedhat e integrimit euroatlantik. Kjo do të ishte garancia përfundimtare për paqe dhe stabilitet në Kosovë e në rajon.


Burimi / Autori i lajmit : ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek

Shënim Stafi i faqes ka të drejtë të fshij ēdo koment që nuk përket me temën në fjalë. Ju lutemi që t'i përmbaheni këtyre kërkesave:
  • Komentoni në gjuhën letrare shqipe
  • Mos ofendoni individë apo grupe individësh
  • Komento
    Emri:
    E-mail:
    Komenti: