Topalli-Milososki:Koridori 8,prioritet strategjik i tė dy vendeve
Vendos në Facebook

Topalli-Milososki:Koridori 8,prioritet strategjik i tė dy vendeve

 


Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli takoi sot Ministrin e Jashtëm të Maqedonisë Antonio Milososki. Kryetarja e Kuvendit duke shprehur kënaqësinë për konsolidimin e marëdhënieve mes dy vendeve fqinjë , uroi Ministrin e Jashtëm Milososki për progresin drejt BE dhe  miratimin e liberalizimit të vizave me BE.
 
Kryetarja e Kuvendit tha se është e sigurt që dhe Shqipëria do të arrijë së shpejti këtë rezultat, nisur dhe nga plotësimi I detyrimeve dhe shpërndarjes së pasaportave biometrike.

Takimi mes Kryetares së Kuvendit dhe Ministrit të Jashtëm maqedonas u përqëndrua më tej në projektin madhor të infrastrukturës Korirdori 8.
Të dy autoritetet e larta cilësuan projektin një investim të  madh të infrastrukturës në rrajon që do të forcojë urat e bashkëpunimit mes Shqipërisë, Maqedonisë, Italisë dhe Bullgarisë, veçanërisht në zhvillimin e ekonomisë, rritjes së biznesit, lëvizjes së lirë të mallrave etj.
 
Kryetarja e Kuvendit tha se ka patur një lobim serioz  të parlamenteve të vendeve të Koridorit 8 duke sjellë në kujtesë, mbledhjen e anëtarëve të Komisioneve parlamentare të Transportit, vitin e kaluar në Tiranë.
“Por për realizimin e këtij projekti nevojitet një politikë më agresive nga të gjitha nivelet e pushteteve legjizlativ dhe ekzekutiv të vendeve të Korridorit 8” – u shpreh Kryetarja e Kuvendit.
 topalli 08
Duke kaluar në analizën e situatës politike në Shqipëri, Kryetarja e Kuvendit tha se bojkoti nuk është mënyrë e të menduarit dhe të vepruarit, me standarte evropiane.
“Dikush kërkon të sulmojë  thelbin e sistemit demokratik që janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Ai  godet parimet e sistemit të lirë dhe demokratik. Ne nuk do  të lejojmë goditjen e sistemit”
 Kryetarja e Kuvendit siguroi Ministrin e Jashtëm të Maqedonisë, për gadishmërinë e Parlamentit shqiptar për të ratifikuar marëveshjet e bashkëpunimit mes dy vendeve, në të gjitha fushat.

 


Burimi / Autori i lajmit : ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek

Shënim Stafi i faqes ka të drejtë të fshij ēdo koment që nuk përket me temën në fjalë. Ju lutemi që t'i përmbaheni këtyre kërkesave:
  • Komentoni në gjuhën letrare shqipe
  • Mos ofendoni individë apo grupe individësh
  • Komento
    Emri:
    E-mail:
    Komenti: