Nė prag tė tryezės sė Presidentit,PS ashpėrson gjuhėn e komunikimit me qeverinė
Vendos në Facebook

Nė prag tė tryezės sė Presidentit,PS ashpėrson gjuhėn e komunikimit me qeverinė

Partia Socialiste theksoi sot me anë të Deputetit, Saimir Tahiri, se themelet e shtetit po tronditen rëndë, si pasojë e keqqeverisjes së Kryeministrit dhe të kësaj maxhorance.  Sipas Deputetit socialist, qeverisja është katandisur në një togë kapterrash e mercenarësh, kurse Parlamenti është kthyer në një kapanon rezervistësh, në gatishmëri për të sulmuar opozitën.

Më poshtë, mund të lexoni të plotë deklaratën e Deputetit Saimir Tahiri: 

Themelet e shtetit po tronditen rëndë si pasojë e keqqeverisjes së këtij kryeministri e kësaj maxhorance. Kriza të shumëfishta e të njëpasnjëshme po cenojnë rendin demokratik dhe shoqëror në vend.

Qeverisja është katandisur në një togë kapterrash e mercenarësh që në rresht për një përsërisin shefin, kur nuk u duhet të bëjnë punët private për të zhvatur e vjedhur ngastrën e tyre të pasurisë publike.

Parlamenti është kthyer në një kapanon rezervistësh, në gatishmëri për të sulmuar opozitën, e jo për t’i dhënë frymëmarrje jetës publike me debat e nisma ligjore që zgjidhin hallet e qytetarëve.

Kartëvizita e korrupsionit mban emrat e ministrave në detyrë, të cilët Sali Berisha ia shet shqiptarëve si ambjentalistë, reformatorë, pionierë të integrimit evropian, e plot grada të tjera që fshehin xhepat plot të ministrave e qeveritarëve.

Kushtetuta dhe shteti ligjor gjenden para provës më të rëndë, jo vetëm pse kjo maxhorancë mban titullin kampion të rajonit për nisma antikushtetuese që 20 herë janë gjetur të tilla nga Gjykata Kushtetuese, por edhe për shkak të guximit ushtarak të eksponentëve të maxhorancës për të përbaltur me akuza skandaloze Gjykatën Kushtetuese dhe pushtetin gjyqësor në tërësi, sa herë kapen mat në tentativat e tyre për të kontrolluar e centralizuar të gjithë pushtetet në dorën e një njeriu.

Kriza e demokracisë po materializohet jo vetëm me keqfunskionimin e parlamentit, por edhe me përpjekjen e Kryeministrit e maxhorancës, për të privuar shqiptarët nga e drejta kushtetuese për të zgjedhur lirisht alternativën e tyre, me besimin se vota do numërohet drejtë e jo siç i dalin llogaritë pushtetit.

Mungesa e vullnetit për të bërë transparencën e plotë zgjedhore, nuk ka për arsye  as kushtetutën, ligjin apo vendimet e gjykatës kushtetuese, por përpjekjen e maxhorancës për të fshehur manipulimin zgjedhor të 28 qershorit dhe skenarin e saj të fshehur për të vjedhur edhe zgjedhjet e ardhshme.

Partia Socialiste është e ndërgjegjshme se këto kriza nuk kanë filluar në 28 Qershor, por përkundrazi, manipulimi i zgjedhjeve vetëm i ka theksuar, duke e bërë më aktuale domosdoshmërinë për t’i zgjidhur në themel.

Zgjidhja më e mirë për interesin madhor të qytetarëve është rivendosja e demokracisë, duke rikthyer besimin e publikut se në këtë vend ekzistojnë të gjitha mundësitë për të bërë zgjedhje të lira e të ndershme, proces që fillon me transparencën e plotë dhe të pakushtëzuar të zgjedhjeve të 28 Qershorit për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme në të ardhmen.

Vetë tryeza e dialogut, të cilën Sali Berisha vazhdon ta anashkalojë me pretekste që në të vërtetë nuk kanë të bëjnë as me Kushtetutën e as me Vendimet e Gjykatës Kushtetuese, nuk zgjidh përfundimisht as krizën e demokracisë e shtetit ligjor, as krizën institucionale e as krizën ekonomike, por vetëm i hap rrugë zgjidhjes përfundimtare duke vendosur në themel garantimin e votës së lirë.

Tashmë në fund të karrierës së tij politike, i bëjmë thirrje Kryeministrit Berisha të lërë xhirot e dimrit e lojërat me topa bore, të ulet pa kushte absurde në tryezën e dialogut e të bëjë gjithçka është e mundur për t’i hapur rrugë zgjidhjes së krizës politike dhe institucionale, krizës së demokracisë e shtetit të së drejtës, si dhe krizës ekonomike e sociale që po mbyt shqiptarët dhe sipërmarrjen private.

Kryeministri të jetë i sigurt se në pensionin që po i afrohet, do të ketë kohë të mjaftueshme t’i dedikohet notit, gjuetisë, alpinizmit, lojës me borën, relaksit e çdo qejfi tjetër. Sa ka kohë në detyrë, të bëjë detyrën.


Burimi / Autori i lajmit : ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek

Shënim Stafi i faqes ka të drejtë të fshij ēdo koment që nuk përket me temën në fjalë. Ju lutemi që t'i përmbaheni këtyre kërkesave:
  • Komentoni në gjuhën letrare shqipe
  • Mos ofendoni individë apo grupe individësh
  • Komento
    Emri:
    E-mail:
    Komenti: