PS: Shėndetėsia, vetėm show e rritje cmimesh
Vendos në Facebook

PS: Shėndetėsia, vetėm show e rritje cmimesh

Partia Socialiste ngriti sot shqetësimin, se Kryeministri Sali Berisha kërkon të luftojë korrupsionin e mjekëve, por në fakt nuk po përmbush asnjë angazhim për të furnizuar spitalet e qendrat shëndetësore me barna dhe me pajisje ekzaminuese. Deputeti Ilir Beqja, tha për mediat, se ministri Vasili premton se ka gati listën e re të barnave të rimbursueshme, por kriza ekonomike do të marrë gjithë rritjen e fondit për vitin 2010.
Mund të lexoni deklaratën e plotë të deputetit Ilir Beqja:  

Opinioni është njohur se brenda 5 ditësh Sali Berisha ka mbledhur dy herë Task Force për reformën në shëndetësi.
Shqiptarët pritën të dëgjonin se çfarë do të ndodhë me shëndetin e tyre, por nuk morën asnjë lajm të mirë.
Asnjë fjalë për barrierat gjeografike që pengojnë shqiptarët për të patur qasje në shërbimin shëndetësor publik të vendit. Në një 1/5 e territorit të Shqipërisë nuk ekziston shërbimi shëndetësor.
Asnjë fjalë për barrrierat financiare që pengojnë shqiptarët e varfër e të papunë për të përfituar nga shërbimi shëndetësor publik i vendit të tyre.
Mjeku Sali Berisha, edhe pas shumë vitesh në krye të punëve të vendit, ende nuk e ka kuptuar se reformat nuk zgjidhen me forcë dhe se reformat nuk janë një task. Task Force mund të vlejë për të prerë lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike, por jo për të reformuar. Reformat duan vizion dhe janë një bashkësi detyrash, veprimesh e masash.   
Sali Berisha kërkon të luftojë korrupsionin e mjekëve, por nuk përmbush asnjë angazhim për të furnizuar spitalet e qendrat shëndetësore me barna dhe me pajisje ekzaminuese, për të furnizuar laboratorët me reagentët e nevojshëm. Nuk u jep asnjë shpresë mjekëve se do të krijojë kushte që ata të ushtrojnë të qetë profesionin e tyre, asnjë angazhim se ata do të operojnë në salla ku nuk ka stafilokok.
Petrit Vasili premton se ka gati listën e re të barnave të rimbursueshme. Por kriza ekonomike do të marrë gjithë rritjen e fondit për vitin 2010. 567 milionë lekë duhet të shpenzohen më shumë në vitin 2010 vetëm për të përballuar shtrenjtimin e barnave si pasojë e nënçmimit të lekut.
Sali Berisha deklaroi se “Nuk mund të ecim para pa ditur se sa kushtojnë dhe se cili është shpenzimi që duhet të bëjmë”. Në atë tavolinë ishte edhe Petrit Vasili. Në tetor 2009, brenda një dite, ministri Vasili rriti 4 – 5 fish tarifat e shërbimit shëndetësor për 800 mijë shqiptarët e pasiguruar.
Sali Berisha duhet të shohë sa më parë të vërtetën e pamundësisë financiare të mijëra familjeve të varfëra që marrin 4 mijë lekë ndihmë ekonomike në muaj dhe duhet të paguajnë 1500 lekë për një eko, apo 3 mijë lekë për një vizitë në qëndrën spitalore universitare Nënë Tereza.
Kjo është situata e shëndetësisë të Shqipërisë së sotme. E shëndetësisë ku dy mjekët Sali Berisha dhe Petrit Vasili po njollosin edhe emrin e Nënë Terezës.
Imagjinoni sikur nënë Tereza të ishte gjallë dhe të ishte dëshmimtare se në spitalin që mban emrin e saj, të varfërit, të papunët shikohen a kanë para në xhep përpara se t’u jepet shërbimi shëndetsor.


Burimi / Autori i lajmit : ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek

Shënim Stafi i faqes ka të drejtë të fshij ēdo koment që nuk përket me temën në fjalë. Ju lutemi që t'i përmbaheni këtyre kërkesave:
  • Komentoni në gjuhën letrare shqipe
  • Mos ofendoni individë apo grupe individësh
  • Komento
    Emri:
    E-mail:
    Komenti: