PASQYRA E SHTYPIT KOSOVAR

PASQYRA E SHTYPIT KOSOVAR

Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të gazetave të publikuara sot më datën 12 shkurt 2010: 

Gazeta “Bota sot” 

MUNGESA E LIGJIT PËR PËRGJIME, LEJON SHKELJEN E PRIVATËSISË 
Shkelet Kushtetuta, nuk shfuqizohet rregullorja e UNMIK-ut për përgjime 

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete: 
Daci i ofron koalicion Sejdiut, të bashkohen në rugovizëm 
Parlamenti i grevave 

Gazeta “Epoka e re” 

SOT, NR. 3000
Drejtues të institucioneve qendrore e lokale, të partive, intelektualë, analistë politikë, artistë e sportistë e vlerësojnë lart punën e përditshme të “Epokës së re” 

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete: 
Thaçi i thotë opozitës: Do të jem gjatë në pushtet 
Daci i shkruan letër Sejdiut për koalicion 

Gazeta “Express” 

PRESIDENT ZGJIDH E MERR 
Pas letrës së Ramush HAradinajt, Fatmir Sejdiut i kanë shkruar dhe dy të tjerë. Aty ka lloj – lloj propozimesh. Mes tjerash, të emërojë Ukë Rugoven, Isa Mustafën, Agim Çekun dhe Teuta Sahatçiun në postin e nënkryetarëve të partisë. Dikush ka gjurmuar edhe në politikën gjermane, si formë e bashkëpunimit LDK – LDD. Përzgjedhje të këndshme z. President. 

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete: 
Harrojeni Kosovën 
Tuta e taksistëve të Prishtinës 

Gazeta “Koha ditore” 

“RUGOVIANËT” SYNOJNË BASHKIMIN E FORCAVE 
Kryetari i LDD-së, Nexhat Daci, i bën ofertë LDK-së për koalicion parazgjedhor 

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete: 
Feithit i vazhdohet mandati edhe për gjashtë muaj 
Partitë e vogla duan uljen e pragut zgjedhor në 3 % 

Gazeta “Kosova Sot”

DACI FTON SEJDIUN NË KOALICION 
Pas AAK-së, oferta e radhës për LDK-në 

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete: 
Termocentralet, ndotësit më të mëdhenj 
Presidenti nuk jep afat për gjyqtarët 

Gazeta “Lajm” 

LETRA “IMPRESIONUESE”
LDK-ja e merr në shqyrtim ofertën e LDD-së për koalicion parazgjedhor 

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete: 
Përjashtohen 14 
Mungojnë 12 ministra 

Gazeta “Zëri” 

ICO I DUHET ENDE KOSOVËS 
Kompetencat ekzekutive të Feithit, sipas zyrtarëve të Qeverisë, nuk e pengojnë, por e ndihmojnë zhvillimin e proceseve dhe funksionin e institucioneve 

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete: 
MEM-i ngujon punëtorët 
Ekspertët e asgjësë 


Kosova Press
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek