Ish presidenti amerikan Bill Clinton i është nënshtruar një procedure mjekësore për të hapur arteriet e bllokura në zemër. Një këshilltar pranë ish presidentit, Douglas Band, thotë se doktorët vendosën dy tuba për të mbajtur të hapura arteriet gjatë një procedure në një spital të New Yorkut të enjten pasi zoti Clinton ndjeu shqetësime në gjoks.
Zoti Douglas Band thotë se ish presidenti tani ndjehet mirë dhe do të vazhdojë të përqendrohet ndaj fondacionit të tij si dhe përpjekjve në vendin e shkatërruar nga termeti, Haiti. Zoti Klinton ju nenshtrua në vitin 2004 një operacioni për të hapur katër arterie të bllokuara.
Bashkëshortja e tij, Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton shkoi në New York të enjten për të qendruar me të shoqin pasi ai u shtrua në spital.Departamenti i Shtetit thotë se ajo ka shtyrë një udhëtim të planifikuar për në Arabinë Saudite dhe Katar. Po ashtu edhe vajza e vetme, Chelsea Clinton, gjendet në spital përkrah të babait të saj.
| Tiranë | 16 | °C | |
| Prishtinë | 14 | °C | |
| Ulqin | 16 | °C | |
| Shkup | 14 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.52 | 142.14 |
| USD | 106.95 | 111.35 |
| GPB | 168.71 | 175.65 |
| CHF | 113.60 | 118.27 |