PASQYRA E SHTYPIT KOSOVAR
Vendos në Facebook

PASQYRA E SHTYPIT KOSOVAR

Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të gazetave të publikuara sot më datën 13 shkurt 2010: 

Gazeta “Bota sot” 

ARRIN LETRA, LDK-ja MIRËPRET OFERTËN DARDANE 
Letrën e LDD-së për bashkim, presidenti Sejdiu ia dërgon kryesisë

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete: 
Pensionistët të zhgënjyer nga qeveria
Salihaj:Jam për koalicion me LDK-në, nuk e përjashtoj as bashkimin 

Gazeta “Epoka e re” 

LDK TË MËRKURËNM I PËRGJIGJET DACIT
“Letra e dacit i është adresuar presidentit të Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiut, i cili, sipas procedurave, natyrisht se letrën ua ka përcjellë nënkryetarëve të LDK-së. Në javën e ardhshme (të mërkurën) në mbledhjen e Kryesisë së LDK-së do ta shqyrtojmë. E kemi mirëpritur këtë letër si angazhim politik. Do ta shohim në tërësi përmbajtjen e letrës, pastaj do të reagojmë me kohë. Por, përgjithësisht LDK-ja e ka mirëpritur këtë ofertë të tillë”, ka thënë Lutfi Haziri

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete: 
Thaçi jep dorëheqje nga pozita e deputetit 
Mustafa kërkon anulimin e vendimit të KZAP-it 

Gazeta “Express” 

I MBAN PEZULL 
Ministrat-deputetë ende nuk i kanë marrë nga rreth 15 mijë euro sipas vendimit të Qeverisë të marrë në fund të vitit 2009. Kryeministri Hashim Thaçi e ka bllokuar ekzekutimin e këtij vendimi. Ministrat-deputetët i donë paratë, të cilat sipas tyre janë të ligjshme. Kryeministri Thaçi të premten ka hequr dorë nga posti i deputetit, gjegjësisht nga paga sekondare 

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete: 
Si u gjetën paret për paga
Trishtohet Hamarbergu 

Gazeta “Koha Ditore” 

THAÇI SAKRIFIKON MANDATIN E DEPUTETIT 
Kryeministri Thaçi është përshëndetur me mandatin e deputetit, vetëm pak ditë pasi është kritikuar nga kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, se ka marrë vendim të kundërligjshëm kur ia ka lejuar vetes dhe 12 anëtarëve të kabinetit qeveritar që të marrin përafërsisht nga 13 mijë euro, si pagë retroaktive të ligjvënësit. Vendin e tij në Kuvend do ta zërë Abdyl Imeri 

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete: 
EULEX: Krimi i organizuar e korrupsioni, kërcënimi më i madh 
Lirohen serbët e dyshuar për montim të “Shtëpisë së verdhë” 

Gazeta “Kosova Sot”

ARKA FISKALE EDHE PËR AVOKATËT
ATK-ja paralajmëron avokatët se duhet të pajisen me arkat fiskale. Këta të fundit kundërshtojnë një gjë të tillë, duke theksuar se kështu cenohet puna e tyre 

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete: 
Thaçi jep dorëheqje nga Kuvendi 
Fonde për strategjinë 

Gazeta “Lajm” 

KAMPET E MJERIMIT 
Avokati i Popullit, Sami Kurteshi dhe komisionari i Këshillit Evropian për të drejtat e njeriut, Thomas Hammarberg, janë shprehur të tmerruar nga ajo që kanë parë në kampet Osterode dhe Zhitkovc, në veri të Mitrovicës 

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete: 
Menaxherë pa kontrata
S’ka rrezik për koalicionin

Gazeta “Zëri”

REFORMATIZIMIN E NIS NGA KUVENDI 
Thaçi ka dhënë dorëheqje nga posti i deputetit. Opozita e quan lojë të qeverisë 

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete: 
LDK nuk ka përgjigje për Dacin 
Tradhtohet financiarisht UP-ja 


Burimi / Autori i lajmit : ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek

Shënim Stafi i faqes ka të drejtë të fshij ēdo koment që nuk përket me temën në fjalë. Ju lutemi që t'i përmbaheni këtyre kërkesave:
  • Komentoni në gjuhën letrare shqipe
  • Mos ofendoni individë apo grupe individësh
  • Komento
    Emri:
    E-mail:
    Komenti: